LAJMI I FUNDIT:

Man Utd e bën prioritet transferimin e Amadou Onanas

Man Utd e bën prioritet transferimin e Amadou Onanas

Evertoni është duke kaluar nëpër një sezon shumë të vështirë dhe rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit anglez.

Por njëri nga futbollistët më të mirë të kësaj skuadre është Amadou Onana i cili ka pasur paraqitje fantastike dhe ka zgjuar interesimin e klubeve të mëdha.


Bardhekaltërtit shpenzuan një vit më parë 35 milionë euro për transferimin e belgut, por vetëm pas një viti qëndrim Onana mund të largohet.

Football Insider ka raportuar se transferimi i mesfushorit belg është bërë prioritet nga drejtuesit e Djajve të Kuq, pasi Onana është lojtari që po dëshiron trajneri Ten Hag për mesfushën.

21-vjeçari ka kontratë afatgjate me Evertonin deri në verën e vitit 2027, por te United po shpresojnë se klubi bardhekaltër do të bie nga Liga Premier për t’ia rrëmbyer më lehtë yllin e skuadrës.

Arsenali ofertë për Amadou Onanan e Evertonit
Lexo po ashtu Arsenali ofertë për Amadou Onanan e Evertonit

Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë në verë 60 milionë euro për transferimin e Onanas në Old Traford.

Por përveç United, në garë për lojtarin janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, Arsenal si dhe Juventusi. /Telegrafi/