LAJMI I FUNDIT:

Policia ia arrestoi vëllain, Shqipe Pantina: Vëllai im s’tentoi të ikte, ai nuk akuzohet për asgjë

Policia ia arrestoi vëllain, Shqipe Pantina: Vëllai im s’tentoi të ikte, ai nuk akuzohet për asgjë

Policia e Kosovës të premten (12 maj) ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 12 kg marihuanë.

Gjatë kontrolleve, Policia ka njoftuar se në njërin nga lokacionet, një i dyshuar, në tentim për të ikur, ka kërcyer nga një lartësi e shtëpisë dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.


Në disa media është raportuar që personi të cilit i është bastisur shtëpia dhe ka kërcyer nga një lartësi është vëllai i ish-deputetes, Shqipe Pantina, tani anëtare e LDK-së.

Lidhur me këtë ka reaguar Shqipe Pantina, duke thënë se  “dje emri im dhe i familjes sime është lakuar në disa medie”.

“Është e vërtetë se shtëpia e vëllaut tim është bastisur dje, por është e vërtetë se aty nuk është gjetur asgjë, këtë e ka vërtetuar sot edhe gjykata”, ka shkruar Pantina në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ajo thotë se vëllai i saj nuk akuzohet për asgjë.

“Është e vërtetë se ai ka pësuar lëndime serioze dje, por është e vërtetë se ai nuk ka tentuar t’i ikë arrestimit. Gjysmë i përgjumur (në jerëm) ai ka ngatërruar daljen nga dhoma”.

Më tej ajo ka thënë se “vëllau është jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze të boshtit kurrizor. Dua t’i falënderoj mjekët e Emergjencës dhe të Klinikës se ortopedisë spinale për kujdesin e treguar”.

“Mediat e kanë për detyre të informojnë publikun drejt dhe në mënyrë profesionale, por nganjëherë në ngutje për të bërë ‘lajme ekskluzive’ shkelin çdo etikë e parim gazetaresk, siç ndodhi nga disa mediume edhe dje. Sidoqoftë, unë do vazhdoj të angazhohem për lirinë e medias edhe atëherë kur sulmohem padrejtësisht. Çfarë nuk të vret të bën më të fortë!”, ka shkruar Pantina.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të premten ka vazhduar zbatimit të operacionit policor të realizuar më herët gjatë këtij viti (30 mars, 5 prill e 4 maj). Nga ky operacion janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar dhe sekuestruar mbi 12 kg marihuanë.

Operacioni policor “Guri”, arrestohen gjashtë persona të dyshuar dhe sekuestrohen mbi 12 kg marihuanë
Lexo po ashtu Operacioni policor “Guri”, arrestohen gjashtë persona të dyshuar dhe sekuestrohen mbi 12 kg marihuanë

“Sot, më 12.05.2023, në vazhdën e zhvillimit të operacionit policor ‘Guri’, i zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë (prokurorinë), janë kontrolluar 11 lokacione, ku si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar rreth 12 kg substancë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), 3467 euro, 12.700 lekë (paratë dyshohet janë përfituara nga vepra penale) dhe tri vetura me të cilat është bërë bartja e lëndës narkotike”, njofton Policia e Kosovës.

Policia ka thënë se gjatë kontrolleve, në njërin nga lokacionet, një i dyshuar, në tentim për të ikur ka kërcyer nga një lartësi e shtëpisë dhe ka pësuar lëndime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori