LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Vlorës lë në burg Ferdi Belerin, dosja i kalon SPAK-ut

Gjykata e Vlorës lë në burg Ferdi Belerin, dosja i kalon SPAK-ut

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Pas kësaj seance grupi i hetimit do të udhëtojë drejt kryeqytetit mbasi masa për të dytin e arrestuar për votat e Himarës, Pandeli Kokoneshi, do të mbahet në QSUT.


Burimet i treguan gazetares Hoxha se Kokoneshi mbas shtrimit në spitalin e Vlorës është transportuar drejt Tiranës. “Nuk jemi në gjendje të themi nëse kjo është një lojë e avokatëve apo vërtet i dyshuari ka shfaqur shenja të rëndimit të gjendjes shëndetësore“- shtoi një nga anëtarët e grupit të hetimit, sipas të cilit, “është e vërtetë që i dyshuari ka kryer një ndërhyrje në zemër 10 vjet më parë, por nga ndihma e parë që ju dha në spitalin e Vlorës gjendja e tij nuk ishte aq kritike sa të transportohej drejt Tiranës”.

Në përfundim të masës për Fredi Belerin, i takon trupës gjyqësore që të caktojë orën se ku do të mbahet seanca tjetër në spital. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua dje pak minuta pas mesnate, pasi akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Sikurse raportoi Top Channel, Beleri u arrestua në restorantin e tij në Himarë, dhe shoqërua më pas në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15, ndërsa sot iu komunikua edhe masa e sigurisë.

Në gjykatën e Vlorës, për të ndjekur nga afër punimet e seancës, ka qenë e pranishme edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamisti. Po ashtu, mbërriti edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, por nuk u lejua të hynte brenda në sallë. Përmes një deklarate mediet jashtë ambienteve të Gjykatës së Vlorës, Dule e cilësoi procesin parodi,e paralajmëruar. Qëllimi, sipas tij, është që të rrëmbehet përfaqësimi politik i komunitetit të bashkisë së Himarës.

Ndalimin e Belerit nën dyshimin e shit-blerjes së votave, vetë kreu i qeverisë nuk e ka përdorur si një ngjarje për të fërkuar duart. Duke kërkuar mos-politizimin e çështjes, Rama ka kërkuar që fjalën e fundit ta thotë drejtësia. Vetë Berisha, e konsideroi ngjarjen “hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës ndaj një kandidati të opozitës me manipulime”, ndërsa për Greqinë fqinje “nëse nuk ka prova të pa kontestueshme, arrestimi i tij dy ditë para zgjedhjeve përbën një skandal të vërtetë”. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori