Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se në takimin e sotëm me ndërmjetësin e BE-së në dialog, Miroslav Lajçak, i ka thënë atij se është shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, veçanërisht në veri.
Vuçiq u ka thënë gazetarëve pas takimit me Lajçakun se shqetësimi i tij “buron nga nevoja e Albin Kurtit për të shkaktuar incidente, për të provokuar konflikte dhe pasione të pabesueshme për të shpërthyer një konflikt në të cilin ai do të ishte një hero i madh shqiptar.
“E fundit që ka bërë me shpronësimin në veri të Kosovës, që është në kundërshtim edhe me ligjet e tyre, çdo gjë që e bën është e keqe, për çka nuk kam fjalë”, ka theksuar Vuçiq, .
“Jam i shqetësuar për faktin se ata po mendojnë të marrin me dhunë lokalet, e veçanërisht se QUINT-i po tregohet i paaftë dhe naiv”, theksoi presidenti i Serbisë.
Siç raporton “FoNet” Vuçqi ka thënë se i dërguari evropian për dialog, Miroslav Lajçak, i ka thënë se është gjithashtu i shqetësuar, “sepse ka folur me njerëz nga veriu i Kosovës, nga Lista Serbe, të cilët i kanë përcjellë vendosmërinë për të kundërshtuar ‘terrorin dhe okupimin’ e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti”.
“Nuk e thashë rastësisht kur dikush dëshiron me kaq ëmbëlsi dhe me çdo kusht konflikte, si Kurti”, tha Vuçiq, i cili shtoi se “procesi ka hyrë në një rreth vicioz në të cilin kryeministri i Kosovës as që do të dëgjojë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se për nesër (e shtunë) Kurti e ka “planifikuar pushtimin e Zveçanit”, ku kandidati i Vetëvendosjes është zgjedhur kryetar komune, por nuk e di nëse ka hequr dorë nga kjo.
Vetë Lajçak tha të premten në Twitter se takimi i negociatorëve kryesorë të hënën më 15 maj është një mundësi e mirë për të rënë dakord për hapat e ardhshëm.
Lajçak ka thënë se në takimet e sotme me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Petar Petkoviq, ka biseduar për hapat e mëtejmë në zbatimin e Marrëveshjes.
Lajçak, i cili ishte në Prishtinë më 11 maj, po qëndron në Serbi për të monitoruar zbatimin e asaj që është vendosur dhe rënë dakord në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimeve me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryenegociatiorin Bislimi, Lajçak tha se kanë biseduar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe hapat e ardhshëm pas takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë më 2 maj në Bruksel.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ritheksoi se Kosova është interesuar të zbatojë në tërësi Marrëveshjen e Ohrit.
“Jemi të interesuar që të bashkëpunojmë për ta shkruar bashkë më tej një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekuat të vetëmenaxhimit. Ky është synimi ynë paralelisht me atë që duhet të ketë zbatim të plotë dhe sa më të shpejtë”, tha Kurti, transmeton Telegrafi.
Lajçk vizitoi edhe Mitrovicën e Veriut, prej ku u pyet në lidhje me çështjen e hapjes për qarkullim të urës mbi lumin Ibër, mes Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut.
Hapja e kësaj ure u diskutua ditë më parë me iniciativën e disa asamblistëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
“Është në duart e dy palëve, ato duhet të pajtohen. Ne duam që hapja e urës të kontribuojë në një stabilitet më të madh se sa në destabilizim. Prandaj, insistoj që duhet ta përdorim platformën e dialogut për t’u pajtuar për një rrugë përpara”, tha Lajçak.
Lajçak tha se qëllimi i vizitës së tij në veri është që të marrë ” informacionin e dorës së parë nga njerëzit që jetojnë këtu për të parë se si e shohin situatën ata”.
Kjo është vizita e parë e Lajçakut në Beograd dhe Prishtinë pas takimit të 2 majit Vuçiq-Kurti në Bruksel, ku u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur, por nuk u arrit përparim në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova