Ylli dhe aktorja e popit, 32 vjeç, është e martuar me regjisoren fituese të “Oscar”, Taika Waititi, i cili ka dy vajza – Te, 11 vjeç dhe Matewa, shtatë – nga lidhja e tij e kaluar me Chelsea Winstanley.
Rita ka krijuar një lidhje kaq të fortë me vajzat në dy vitet që është me Taika, 47 vjeç nga Zelanda e Re, saqë nuk mund të mendonte të martohej me të pa qenë pjesë e ceremonisë edhe ato.
Me këtë në mendje ajo dhe Taika planifikuan me shpejtësi dasmën e tyre në “vetëm dy ose tre ditë” në mënyrë që familja të mund ta shijonte së bashku.
Rita tha për revistën Glamour se dasma, për të cilën The Sun zbuloi ekskluzivisht se u mbajt verën e kaluar, brenda një periudhe të shkurtër kur ajo nuk ishte duke punuar në albumin e saj.
“Fëmijët e tij ishin aty dhe unë me të vërtetë doja që ata të ishin pjesë e saj. Ishte ose atëherë ose duhej të prisnim me vite të tëra. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e tij atje. Kështu, thjesht e kuptuam e mbaruam dhe e bëmë dhe ishte perfekt”, tha Rita.
“Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi ishin përmes Zoom”, shtoi tutje ylli.
Edhe propozimi për martesë ishte gjithashtu shumë privat.
Për shkak të intensitetit dhe natyrës publike të punës së saj të përditshme, Rita donte të kundërtën për momentin e saj të madh personal.
“Epo, sinqerisht, nuk kishte asnjë rënie të vërtetë në një gju. Ishte më shumë si, ‘Unë dua të martohem me ty. Le ta bëjmë atë”, zbuloi artistja.
“Disa femra pëlqejnë të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë dhe të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë”, u shpreh Rita mes tjerash.
Në fillim të këtij viti, Rita pranoi se kishte menduar gjatë dhe shumë për të marrë mbiemrin e Taikas, por në fund po prirej të mbante mbiemrin e vet.
“Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë emër Ora. Nuk e di… nuk e kam vendosur ende”, pranoi Rita. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës
Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Gramosi pas eliminimit: Fillova të kem frikë nga ajo shtëpi
Befason Drenusha: Driloni s’do të mbahej mend po të qëndronte Atilla
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali