LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket e mahnitshme në fotot nga prapaskenat e performancës në Eurovision

Rita Ora duket e mahnitshme në fotot nga prapaskenat e performancës në Eurovision

Rita Ora dukej sensacionale me një korse të thellë në pjesën e dekoltesë teksa ndau disa foto nga prapaskenat nga konkursi i këngës Eurovision 2023 të mërkurën (10 maj).

Këngëtarja, 32 vjeçe, veshi një kostum ngjyrë të zezë, të cilin e bashkoi me doreza pa gishta me lidhëse.


Ajo tregoi figurën e saj të pabesueshme në veshjen e guximshme që u kompletua me një palë pantallona të shkurtra dhe çorape të tejdukshme.

Rita stiloi flokët e saj bionde me valë natyrale dhe zgjodhi një makijazh të theksuar për të kompletuar pamjen.

Duke reflektuar për një ditë më parë, në M&S Bank Arena të Liverpoolit për gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit, ajo u dha ndjekësve të saj në Instagram një pasqyrë më të mirë në pamjen e saj.

“Mos ma shihni për të madhe, thjesht po e rijetoj natën e kaluar përsëri. Faleminderit Charlotte Tilbury që më bëri të ndihem mahnitëse”, shkroi Rita.

Kjo vjen pasi Rita u sigurua të tërhiqte vëmendjen teksa doli në skenë për shfaqjen e saj të shumëpritur në Eurovision Song Contest 2023 të martën, më 9 maj.

Këngëtarja bëri një shfaqje shumë energjike teksa performoi një përzierje të hiteve të saj më të mëdha në këtë event.

Rita performoi këngën e saj të re “Praising You” live për herë të parë në ngjarjen e shumëpritur në një performancë spektakolare së bashku me 54 kërcimtarë mbështetës.

Këngëtarja u pa duke perfeksionuar një sërë lëvizjesh elektrizuese së bashku me kërcimtarët e saj mbështetës.

Më herët gjatë ditës, Rita ishte parë duke u praktikuar për performancën e shumëpritur gjatë një provash veshjeje me energji të lartë.

Ajo u pa duke u kapur për dore me një balerin teksa ata dolën në skenë së bashku për një skenë, me pas Rita hyri në Twitter përpara shfaqjes për të prezantuar yllin.

Performanca madhështore e Ritës në Eurovision nisi me një refugjate ukrainase: Gjendja e saj më përkujtoi ato nëpër të cilat kaloi familja ime kur emigroi
Lexo po ashtu Performanca madhështore e Ritës në Eurovision nisi me një refugjate ukrainase: Gjendja e saj më përkujtoi ato nëpër të cilat kaloi familja ime kur emigroi

Në një postim prekës, Rita shpjegoi se do të bashkohej në skenë nga balerina dhe refugjatja ukrainase Sofiia Kladko, 12 vjeç, për performancën e saj.

Ajo ndau një foto të saj në prapaskenë me balerinen, i cili jeton në Warrington që nga viti 2022.

Krahas fotos, ajo shkroi: “Kjo është Sofia – një kërcimtare dhe refugjate nga Rivne, në veriperëndim të Kievit. Ajo jeton në Warrington që nga viti 2022.

Ritës iu bashkuan në skenë edhe 53 kërcimtarë të tjerë, 30 prej të cilëve ishin nga Instituti i Arteve Performuese në Liverpool.

Më në fund, ajo u ngjit në skenën e Eurovisionit, pasi bëri audicionin për të kënduar për Britaninë në konkursin e këngës në vitin 2009, përpara se të tërhiqej pasi të kalonte në fazën përfundimtare të konkursit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Me mbi 105 milionë euro pasuri - Dua Lipa është në listën e të famshmëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar të moshës nën 40 vjeç

Me mbi 105 milionë euro pasuri - Dua Lipa është në listën e të famshmëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar të moshës nën 40 vjeç

Magazina
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
Hailey Bieber del për herë të parë pas lajmit të shtatzënisë, shfaq barkun e saj në rritje

Hailey Bieber del për herë të parë pas lajmit të shtatzënisë, shfaq barkun e saj në rritje

Magazina
Meghan Markle thuhet se është në panik, ngase një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë

Meghan Markle thuhet se është në panik, ngase një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë

Magazina
Kalo në kategori