Vazhdojnë punësimet me identitet të rrejshëm etnik, në Kumanovë 8 maqedonas punësohen si shqiptarë
Vazhdojnë punësimet e maqedonasve që paraqiten si shqiptarë. Rasti i fundit është me 8 punësimet e reja në Komunën e Kumanovës të cilët sipas emrave dhe mbiemrave dallohet se janë maqedonas, por në konkurs janë paraqitur si shqiptar ose shqiptare.
Për shembull punësimi i parë fillon me kandidaten Angjela Jovanovska-Nikollovska, e deklaruar si shqiptare dhe e punësuar si bashkëpunëtore e re për siguri gjatë mbrojtjes dhe shpëtimit civil dhe për menaxhim me gjendjet e krizës. Edhe më tej lista vazhdon njëjtë, Dragana, Margica, Nikolla, Ivana, Igori, Dejani e Roberti, që të gjithë janë deklaruar me përkatësi entike shqiptare.
Punësimet në Komunën e Kumanovës:
-Dragana Zafirovski, shqiptare
-Margica Boshkovska, shqiptare
-Nikolla Boshkovski, shqiptar, i punësuar në Sektorin për punë komunale, infrastrukturë, trafik dhe mbrojtje të mjedisit
-Ivana Bogdanovska, shqiptare, e punësuar si bashkëpunëtore për kulturë
-Igor Trajkovskin, shqiptar, gjithashtu i punësuar si bashkëpunëtor për kulturë
-Dejan Dimitrievski, shqiptar, i punësuar si inspektor i trafikut
-Robert Nikollovski, shqiptar, i punësuar si referent i pavarur për përgatitjen e punëve të administratës në Departamentin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe eurointegrime
Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski, e arsyeton këtë duke thënë se nuk mund të përzihet se si paraqiten kandidatët, pse siç shprehet, deklarimi mbi identitetin etnik është e drejtë personale e aplikuesit. Shpjegon se të gjithë procedurën e udhëheqë Agjencia për administratë nëpërmjet një komisioni të përzier të cilët rangojnë kandidatët me pikë më të larta dhe të cilët më së mirë kanë kaluar fazat e punësimit.
“Komuna ka vepruar dhe do të vazhdojë të veprojë në bazë të dispozitave pozitive ligjore gjatë punësimeve të kuadrove të reja. Prioriteti ynë është që të kemi kuadro profesional duke mos i ndarë në baza kombëtare ose në baza të përkatësisë etnike. As nuk hyjmë në zgjedhjen personale të kandidatëve për përkatësinë etnike, fesë ose çfarëdolloj përkatësie tjetër për shkak se kjo është personale dhe e drejtë e garantuar me Kushtetutë”, deklaroi Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës së Kumanovës.
Në ndërkohë për punësimet e 8 maqedonasve të deklaruar si shqiptarë ka reaguar edhe grupi i këshilltarëve të BDI-së, të cilët janë opozitë në Këshill.
“Nuk është fare për t’u habitur sepse është vetëm vazhdimësi e veprimeve dhe politikave nacionaliste që ai i ka ndaj shqiptarëve”, tha Arta Ademi, koordinatore e këshilltarëve të BDI-së.
E partnerët e koalicionit të Dimitrievskit, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, që krijojnë shumicën në Këshillin komunal të Kumanovës, shprehen kështu:
“Ky problem do të zgjidhet vetëm përmes ndryshimit të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, për të cilin ne si subjekt jemi zotuar dhe punojmë në miratimin e një ligji të ri”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
“Është evident keqpërdorimi i balanserit por ky konkurs nuk është rast i izoluar, kjo ndodh gjithandej në çdo institucion për arsye se këtë e mundëson ligji aktual dhe rregulloret. Padyshim se duhet me urgjencë të ndryshoj ky ligj por këtë detyrë e ka Qeveria dhe Kuvendi i RMV. Mos-keqpërdorimin e balanserit e kemi kërkuar me ngulm në kohën sa ishim në qeveri, por edhe tani”, theksojnë nga Alternativa.
Manipulime të tilla në punësime ka pasur edhe në të kaluarën. Ka pasur raste kur për t’iu përshtatur konkursit, qytetarët maqedonas janë vetë deklaruar edhe si turq, rom, boshnjak, vlleh e serb, por asnjëherë deri tani nuk është gjetur zgjidhje./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova