LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet sekretari i shkollës në Ferizaj, ia mori 1,200 euro një personi për ta pajisur me diplomë të shkollës së mesme

Arrestohet sekretari i shkollës në Ferizaj, ia mori 1,200 euro një personi për ta pajisur me diplomë të shkollës së mesme
Foto: Ilustrim

Sekretari i shkollës së mesme teknike në Ferizaj, është arrestuar sot, pasi i njëjti dyshohet se ia ka marrë viktimës 1,200 euro për ta pajisur me diplomë të shkollës së mesme.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Ferizajt, pas zhvillimit të hetimeve për një kohë, ka arritur të sigurojë dëshmi relevante se i dyshuarit, me pozitë sekretar i një shkolle të mesme teknike, gjatë ushtrimit të detyrës në vazhdimësi, nga muaji dhjetor 2022 deri në muajin mars 2023 kishte pranuar/marr ryshfet nga viktima (femër) dhe bashkëshorti i saj 1,200 euro, duke i premtuar se do ta pajisë me diplomë të shkollës së mesme, pasi shkolla në fjalë ofronte këtë mundësi me programin e quajtur ‘Mësimi i Përshpejtuar’”.

“Sot me datë 11.05.2023, është arritur të sigurohet prezenca e personit të dyshuar për tu intervistuar. Pas intervistës dhe analizës së gjitha dëshmive është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprat penale ‘Marrja e Ryshfetit’  dhe  ‘Mashtrimi’ sipas kodit penal të RKS-së”, thuhet më njoftim, transmeton Telegrafi.


Sipas Policisë, të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent, ku i dyshuarit pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori