LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur pas të shtënave me armë në një fabrikë të Mercedesit në Gjermani

Dy të vdekur pas të shtënave me armë në një fabrikë të Mercedesit në Gjermani

Një burrë hapi zjarr në një fabrikë të Mercedes-Benz në Gjermaninë jugperëndimore të enjten, duke lënë dy persona të vdekur, thanë autoritetet e kompanisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat ndodhën në Sindelfingen, një qytet afër Shtutgartit.


I dyshuari, një burrë 53-vjeçar, u dërgua në paraburgim, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit të Shtutgartit.

Policia mori thirrjet e para të urgjencës rreth orës 7:45 të mëngjesit të enjten në mëngjes, ka bërë të ditur një zëdhënëse e policisë.

Policia shkroi në Twitter se nuk kishte asnjë rrezik të mëtejshëm për punonjësit në fabrikë ndërsa nuk ka informacione për motivin e mundshëm të të dyshuarit.

Mercedes Benz më herët ka konfirmuar se një incident kishte ndodhur në Sindelfingen dhe ishte në kontakt me autoritetet.

Kompania tha në një deklaratë: “Ne jemi në kontakt me autoritetet dhe po përpiqemi të sqarojmë faktet”.

“Siguria e punonjësve është e para”.

Punishtet e përhapura Sindelfingen punësojnë rreth 35,000 punëtorë që prodhojnë sedanë luksozë të E-Class dhe S-Class dhe coupe CLS dhe GLC, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Atje gjithashtu strehohen departamentet e planifikimit, blerjes dhe zhvillimit dhe projektimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori