LAJMI I FUNDIT:

Pse Interi nuk kishte sponsor të fanellave në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve?

Pse Interi nuk kishte sponsor të fanellave në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve?

Interi ishte pa sponsorin kryesor të fanellës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit, pasi ka pezulluar marrëveshjen me DigitalBits në fund të prillit.

Si Interi ashtu edhe Roma kanë pezulluar së fundmi marrëveshjen e tyre me kompaninë blockchain që nuk arriti të paguante asnjë nga këstet për sezonin 2022-23.

Kësti i parë prej 8 milionë euro do të paguhej në qershor 2022, i dyti në tetor dhe pagesa përfundimtare në shkurt 2023.


“DigitalBits nuk ka paguar tarifën bazë prej 24 milionë euro, përveçse nuk ka paguar bonuse deri më tani për një shumë totale prej 1.2 milionë euro”, kishin thënë brenda klubit zikaltër në fund të shkurtit .

Megjithatë, vendimi për të pezulluar marrëveshjen dhe për të hequr sponsorin nga fanellat e ekipit të parë u mor disa muaj më vonë.

Hera e parë që Nerazzurrët luajtën pa një sponsor të fanellës kryesore ishte në një ndeshje në shtëpi të Serie A kundër Lazios më 30 prill.

DigitalBits kishte lëshuar një deklaratë për shtyp një ditë më parë, më 29 prill.

Sipas tyre Fondacioni Digitalbits ka ndërmarrë një proces proaktiv për ripërcaktimin e partneriteteve që do të përfshijnë markën Digitalbits në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

La Liga

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Kalo në kategori