LAJMI I FUNDIT:

E cilësuar si ‘e mira e Hollywoodit’, Anne Hathaway kritikohet për sjelljet e saja gjatë një interviste

E cilësuar si ‘e mira e Hollywoodit’, Anne Hathaway kritikohet për sjelljet e saja gjatë një interviste
(Foto: Getty Images)

Anne Hathaway është akuzuar se është treguar e vrazhdë me një gazetare, pasi një video e intervistës së saj filloi të shpërndahej në rrjetet sociale.

Në xhirim shfaqet aktorja amerikane që refuzon të flasë për bisedën që ka pasur me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour dhe qesh me idenë për të ndarë detaje me gazetaren.


Intervista në fjalë u zhvillua tetorin e kaluar në një eveniment të revistës ELLE Women in Hollywood, pasi Hathaway ishte veshur ngjashëm me personazhin e saj, Andy, në filmin e vitit 2006, “The Devil Wears Prada”.

Nga Mila Kunis te Christian Bale e McConaughey – gjërat ekstreme që kanë bërë yjet për rolet filmike
Lexo po ashtu Nga Mila Kunis te Christian Bale e McConaughey – gjërat ekstreme që kanë bërë yjet për rolet filmike

Kur u pyet nëse ajo dhe Wintour kishin diskutuar ndonjëherë për filmin – në të cilin Meryl Streep luan Miranda Priestly, një personazh i modeluar sipas Wintour – Anna konfirmoi thjesht me: “Po”.

https://twitter.com/ih8mydad/status/1654625105778032642

Megjithatë, në pyetjen e radhës, Hathaway reagoi duke thënë: “Pse t’jua them juve?”, para se të qeshë me zë të lartë.

Fjalimi në Oscars për të cilin Anne Hathaway u etiketua si ‘aktorja më e urryer’
Lexo po ashtu Fjalimi në Oscars për të cilin Anne Hathaway u etiketua si ‘aktorja më e urryer’

Me këmbënguljen e gazetares se është fanse dhe dëshiron ta dijë, ajo iu përgjigj: “Po e di, por ti nuk ishe aty”, duke tundur lehtë kokën.

Zëdhënësja tha se ata respektuan vendimin e aktores për të mos zbuluar ndërveprimin e saj dhe Wintour dhe aktorja i falënderoi ata.

Mirëpo, në rrjetet sociale kanë pohuar se aktorja e dashur ishte “pasive-agresive” dhe se shakaja e saj nuk ishte e përshtatshme dhe se dukej sikur tallte gazetaren.

Fansat e aktores e mbrojtën atë, ndërsa të tjerë argumentuan se ajo ishte pasive-agresive në disa raste dhe se statusi i saj si ‘e mira e Hollywoodit’ ishte i pamerituar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Magazina
Blero rikthehet sërish me ish-të dashurën? Postimi që lë të dyshohet

Blero rikthehet sërish me ish-të dashurën? Postimi që lë të dyshohet

Magazina
Melania ka bërë një pakt me Trumpin nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Melania ka bërë një pakt me Trumpin nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Magazina
Kylie Jenner mahnit me bikini ngjyrë portokalli, teksa promovon pije pranë pishinës

Kylie Jenner mahnit me bikini ngjyrë portokalli, teksa promovon pije pranë pishinës

Magazina
Jennifer Lopez duket e tensionuar gjatë takimit me vajzën e saj, pasi Ben Affleck i zhvendos gjërat e tij nga rezidenca e tyre

Jennifer Lopez duket e tensionuar gjatë takimit me vajzën e saj, pasi Ben Affleck i zhvendos gjërat e tij nga rezidenca e tyre

Magazina
I kërkohet ta telefonojë live, Ledjona përfshihet në skemë teksa befason Julin: Burrë i fëlliqur, i pafytyrë

I kërkohet ta telefonojë live, Ledjona përfshihet në skemë teksa befason Julin: Burrë i fëlliqur, i pafytyrë

Magazina
Kalo në kategori