LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi në Oscars për të cilin Anne Hathaway u etiketua si ‘aktorja më e urryer’

Fjalimi në Oscars për të cilin Anne Hathaway u etiketua si ‘aktorja më e urryer’
(Foto: AP/REX/Shutterstock)

Një nga nderimet më të mëdha në industrinë e filmit është fitimi i një çmimi Oscar, ndërsa shumica e aktorëve, regjisorëve, skenaristëve dhe muzikantëve të nominuar, shpenzojnë muaj duke përgatitur fjalimet e tyre në rast se fitojnë statujën e artë.

E ndërsa shumica e fjalimeve gjatë pranimit të çmimit prestigjioz harrohen shpejt, nuk ndodhi kështu me Anne Hathaway dhe fjalimin e saj pasi fitoi Oscarin për aktoren më të mirë në rol dytësor për interpretimin e saj në filmin “Les Miserables” para 10 vitesh.

“Unë pata një ëndërr dhe u bë realitet”, kishte thënë aktorja mes lotësh teksa pranoi statujën e artë.

Gjatë fjalimit të saj dyminutësh, Anne falënderoi bashkëpunëtorët, kolegët dhe bashkëshortin e saj, por publiku e quajti fjalimin e saj modest të rrejshëm, shumë të ushtruar dhe të pasinqertë.

Njëmbëdhjetë aktoret e guximshme që sakrifikuan bukurinë e tyre për një rol në film
Lexo po ashtu Njëmbëdhjetë aktoret e guximshme që sakrifikuan bukurinë e tyre për një rol në film

Postimet me hashtagun ‘#IHateAnneHathaway’ (Unë e urrej Anne Hathaway) u grumbulluan shpejt në Twitter dhe aktorja nuk u ndihmua nga historia se ajo refuzoi ta vishte fustanin e Valentinos, sepse dëgjoi se kolegia e saj, Amanda Seyfried, do ta vishte një të tillë.

Titulli i “aktores më të urryer” e ndoqi atë për vite me radhë. Disa vite më vonë, aktorja shpjegoi se çfarë ndodhi në të vërtetë.

“U ndjeva shumë në siklet. E humba mendjen duke bërë atë film dhe ende nuk isha kthyer në realitet. Pastaj më duhej të qëndroja para njerëzve dhe të ndjeja diçka që nuk e ndjej, që është lumturia e thjeshtë. Është një gjë e qartë, ti fiton një Oscar dhe duhet të jesh e lumtur. Unë nuk u ndjeva kështu”.

Nga Mila Kunis te Christian Bale e McConaughey – gjërat ekstreme që kanë bërë yjet për rolet filmike
Lexo po ashtu Nga Mila Kunis te Christian Bale e McConaughey – gjërat ekstreme që kanë bërë yjet për rolet filmike

“U ndjeva fajtore që qëndrova atje me një fustan që kushtonte më shumë se sa do ta shohin disa njerëz ndonjëherë në jetën e tyre, dhe për fitimin e një çmimi për portretizimin e dhimbjes që ende duket të jetë pjesë e përvojës sonë kolektive si qenie njerëzore. Unë u përpoqa të pretendoja se isha e lumtur dhe ata më vunë emra për të, dhe shumë të tillë. Është e vërtetë dhe ndodhi”, kishte sqaruar ajo në një intervistë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori