LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e diplomatëve të Maqedonisë mirëpret tërheqjen e ambasadorit Todorovski nga Praga

Sindikata e diplomatëve të Maqedonisë mirëpret tërheqjen e ambasadorit Todorovski nga Praga

Sindikata e diplomatëve të Maqedonisë mirëpret masën e presidentit Stevo Pendarovski dhe ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani për tërheqjen e parakohshme të ambasadorit Todorovski nga Praga.

Nga atje thonë se tërheqja është vonuar dhe është bërë me kalkulime të mëdha, duke marrë parasysh veprimet e tij politike dhe joprofesionale si kryetar i një organizate sindikaliste, si dhe faktin se i emëruari është tërhequr para kohe për parregullsi të ngjashme.

“Është mirë që më në fund vetëdija për domosdoshmërinë e “pastrimit” të diplomacisë së Maqedonisë ka filluar të rezultojë në veprime konkrete. Aksioni duhet të ishte kryer në mënyrë shumë më transparente dhe të shpallur në kohën e duhur dhe origjinale, dhe jo të detyrohej me vonesë disa mujore, vetëm pasi të ishte bërë përzgjedhja e një kandidati për ambasadorin e ri, me një ambasador tashmë ekzistues në Pragë i cili është vetëm në gjysmë të mandatit të tij”, thonë nga sindikata e diplomatëve të Maqedonisë.


Duke marrë parasysh arsyet e revokimit, thonë nga Sindikata, do të konkludojmë se mosrespektimi i Konventës Diplomatike të Vjenës është një problem serioz për çdo shërbim diplomatik dhe se ministria duhet t’i trajtojë situata të tilla shpejt dhe me efikasitet, pa asnjë kalkulim.

Osmani javën e kaluar tha se ambasadori Sasho Todorovski është tërhequr nga Praga për shkak të një sërë parregullsive të konstatuara./Telegrafi/

Osmani: Për shkak të parregullsive, kthehet para kohe në vend ambasadori i RMV-së në Pragë
Lexo po ashtu Osmani: Për shkak të parregullsive, kthehet para kohe në vend ambasadori i RMV-së në Pragë

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori