LAJMI I FUNDIT:

Pas 1000 ditësh në paraburgim në Kinë, familja bën përsëri thirrje për lirimin e prezantueses australiane Cheng Lei

Pas 1000 ditësh në paraburgim në Kinë, familja bën përsëri thirrje për lirimin e prezantueses australiane Cheng Lei

Miqtë dhe familja e prezantueses australiane të televizionit Cheng Lei ripërsëritën të hënën thirrjet për lirimin e saj nga paraburgimi në Kinë, 1000 ditë pasi ajo u arrestua me akuza për spiunazh – një veprim që “ka hedhur një njollë të zezë” në marrëdhëniet tashmë të tensionuara të dy vendeve.

Cheng, nënë e dy fëmijëve, akuzohet për “nxjerrje të sekreteve shtetërore jashtë shtetit”, një akuzë që mbart një dënim të mundshëm nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.


Autoritetet australiane kanë shprehur më parë shqetësimin për ndalimin e saj mes sugjerimeve nga analistë se lidhjet e tensionuara midis Kanberrës dhe Pekinit mund të kenë qenë shtysë për çështjen kundër saj.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë pasur një “shkrirje” muajt e fundit, me tregtinë në rritje dhe një qeveri të re australiane.

Por ndalimi i zgjatur i Cheng është një “çështje kritike” që pengon pajtimin e mëtejshëm, tha për CNN të martën Nick Coyle, partneri i Cheng.

“Vazhdimi i një situate të tillë shkakton dëme të mëdha jo vetëm për Lei dhe dy fëmijët e saj, por mendoj se po shkakton gjithashtu shumë dëme në aspektin e përpjekjeve të Kinës dhe Australisë për të riparuar marrëdhëniet dypalëshe”, ka thënë më tej Coyle.

Ai shtoi se njerëzit në Australi dhe në mbarë botën e shohin ndalimin e saj me “shumë ndjenja negative” dhe se “do të ishte në interesin më të mirë të të gjithëve që ai të zgjidhej sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Cheng kishte qenë rrugës për në punë mëngjesin e 13 gushtit 2020, kur ajo “u mor nga Ministria e Sigurisë së Shtetit të Kinës”, tha Coyle në një letër të veçantë të botuar në mediat australiane të hënën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori