LAJMI I FUNDIT:

Hoti për Qeverinë Kurti: Këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi

Hoti për Qeverinë Kurti: Këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Projektligjin për themelimin e Fondit Sovran.

Përmes llogarisë në Facebook, Hoti tha se ky projektligj na tregon për sistemin ekonomik të Qeverisë, i cili, sipas tij, ka dështuar.


“Projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar”.

“Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë — këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi”, tha Hoti.

Hoti, vendimet e dy viteve të kaluara, i quajti si “vendime të sistemeve komuniste”.

“Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste: ulja e pagave, ligji për çmimet maksimale, vendimi për caktimin e marzhave të fitimit, tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike, marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë”, ka thënë deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti.