LAJMI I FUNDIT:

Rrahu kunatën brenda gjykatës, arrestohet në flagrancë 72-vjeçari në Shkodër

Rrahu kunatën brenda gjykatës, arrestohet në flagrancë 72-vjeçari në Shkodër
Foto: Ilustrim

Një 72-vjeçar është arrestuar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

Këta shtetas ishin në seancë gjyqësore me objekt caktimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen 59-vjeçare, e cila kishte denoncuar kunatin e saj për dhunë psikologjike.

Pas dhunës fizike së ushtruar më gjykatë, 72-vjeçari u arrestua në flagrancë ndërkohë që materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.


“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër arrestuan shtetasin P. V., 72 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, shtetases R. V., 59 vjeçe., banuese në të njëjtin fshat, thuhet në njoftimin e policisë.

“Të dy këta shtetas ishin në proces gjyqësor për caktimin e urdhrit të mbrojtjes nga shtetasi P. V., në favor të 59-vjeçares, pasi ky shtetas kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe më parë, ndaj kunatës së tij”, sqaron policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori