Në këto 30 vite të tranzicionit, investimet e vendit në kapitalin human tregojnë përkeqësim, teksa Shqipëria ka flukset më të mëdha të braktisjes së vendit nga të rinjtë.
Emigracioni, i cili është shndërruar në “profesionin” e së ardhmes për shumicën e të rinjve shqiptare po përkeqëson më tej kapitalin human.
Arsimi, i cili është sektor më i madh ku investohet në kapitalin njerëzor, po përkeqësohet në disa tregues në vend të ecët përpara.
Një studim i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të madhe të braktisjes së hershme të arsimit në rajon, raporton Monitor.
Të dhënat krahasuese tregojnë se në vitin 2021 gati 17 për qind e popullsisë së moshës 18-24 vjeç nuk ishin as në arsim dhe as në trajnim. Kjo përqindje e lartë e 20-vjeçarëve pa asnjë angazhim në arsim ishte gati tre herë më e lartë se mesatarja evropiane. Në Bosnje vetëm 4.7 për qind e të rinjve 18-24 vjeç nuk ishin as në arsim as në trajnim, në Malin e Zi 6.7 për qind, në Maqedoninë e Veriut 4.6 për qind dhe në Serbi 6.2 për qind.
Numri i atyre që largohen herët nga arsimi ka rënë në shumicën ekonomive të Ballkanit Perëndimor në 2021 dhe kryesisht mbetet nën mesataren e BE-së (9.7 për qind në 2021), përveçse në Shqipëri ku fenomeni mbetet i lartë dhe me rritje në krahasim me vitin 2020.
Megjithëse të gjithë vendet e Ballkanit vazhdojnë përpjekjet për të përmirësuar programet e arsimit në nivelin e mesëm të lartë dhe të lartë, pjesëmarrja e të rriturve në arsim dhe trajnim mbetet e ulët në të gjithë rajonin.
Në Serbi, 4.8 për qind e popullsisë se moshës 24-65 vjeç mori pjesë në trajnim në vitin 2021, që është shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në rajon, pavarësisht se ende mbetet prapa BE- së (10.8 për qind), ndërsa në vendet e tjera është shumë e ulët.
Mungesa e mundësive për arsimim e të rriturve dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës ndikon në punësim dhe për rrjedhojë në mundësi më të mira për punësim në popullatën e rritur.
Mungesa e të mësuarit në vazhdimësi pengon rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe adoptimin e modeleve të reja të zhvillimit, përhapjen e teknologjisë dhe zhvillimin ekonomik duke u kujdesur për mjedisin.
Pjesa e të rinjve as punësim, trajnimi ose arsimi (NEET) u ul pak në vitin 2021 në pothuajse të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, por në Kosovë kjo kategori përfshin 40.4 për qind të te rinjve, 26.5 për qind në Mal të Zi, 26.1 për qind në Shqipëri, 25.1 për qind në Bosnje dhe Hercegovinë, 24.2 për qind në Maqedoninë e Veriut dhe 18.8 për qind në Serbi.
Në BE vetëm 13 për qind e të rinjve 15-29 vjeç nuk janë as në punë as në shkollë dhe as në ndonjë trajnim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze