Si çdo vit të zakonshëm, edhe kësaj radhe besimtarët myslimanë po bëhen gati për ta kryer haxhin si njërin ndër pesë shtyllat kryesore të islamit.
Ndërkohë Bashkësitë Fetare Islame në vendet e rajonit kanë publikuar çmimet të cilat për dallim nga viti i kaluar, janë rritur edhe më shumë.
Në vazhdim, mund të lexoni kushtet e vendeve nga rajoni lidhur me organizimin e këtij rituali fetar.
Maqedonia më e shtrenjta
Për dallim nga vendet e tjera të rajonit, Bashkësia Fetare e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) ka publikuar çmimet më të shtrenjta për organizimin e haxhit, njofton TRT Balkan.
Rijaseti i BFI-së në RMV në krye me Reis ul Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetahu kanë vendosur që aranzhmani i haxhit 2023 do të jetë 6,550 Euro (ku përfshihen të gjitha harxhimet), ndërsa qëndrimi i haxhive në haxh do të jetë 23 netë në Meke, 5 net në Medine.
Në lidhje me çmimin e rritur, BFI-ja theksoi se kjo po ndodh për shkak të rritjes së të gjitha çmimeve dhe vendosjes së TVSh-së e cila nuk ka qenë më parë.
Vitin e kaluar çmimi i haxhit në RMV ka qenë për 850 euro më pak, gjegjësisht 5,700 euro.
Ndonëse me çmime të larta, numri është plotësuar konform kuotës së caktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite dhe sivjet udhëtarë për në vendet e shenjta nga RMV-ja do të jenë 2.030 haxhinj.
Për shkak të paraqitjes së numrit të madh të kandidatëve, mbi tre mijë personave nuk është e mundur t’u realizohet dëshira për shkuarje në Haxh, kështu që kandidatët që kanë qenë në pritje, do të jenë në listën e Haxhit 2024.
Bosnjë e Hercegovina e dyta për nga shtrenjtësia
Rijaseti i Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë, pas një shqyrtimi shterues të të gjitha segmenteve të pelegrinazhit të këtij viti dhe pranimit të çmimeve aktuale të transportit, akomodimit dhe taksave në Arabinë Saudite, vendosi që çmimi i haxhit të këtij viti të jetë 6,463 euro për person.
Shkuarja në haxh nga Bosnjë e Hercegovina vitin e kaluar ka qenë 6,134 euro.
Organizuar nga Bashkësia Islame, siç është planifikuar, këtë vit në Haxh do të udhëtojnë gjithsej 2.200 persona, prej të cilëve 1.960 janë nga Bosnjë e Hercegovina dhe 240 nga diaspora.
Sipas orarit të planifikuar, grupi i parë i Haxhit do të niset më 13 qershor 2023.
Kosova dhe Mali i zi më pak dhe më lirë
Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se çmimi për të shkuar në Haxh këtë vit do të jetë 6.350 euro.
Ky çmim është vendosur në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e BIK-ut, bazuar në çmimet e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite dhe aviotransporti. Kujtojmë se vitin e kaluar, çmimi për të shkuar në Haxh ishte 5.700 euro.
Ndonëse me kërkesa më të larta, nga Kosova për në haxh do të udhëtojnë vetëm 1.500 persona, aq sa viza janë siguruar nga Rijaseti i BFI-së.
Po ashtu, edhe Administrata për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame në Mal të Zi ka filluar me regjistrimin e haxhinjve për haxhin e këtij viti deri më 10 maj 2023.
Çmimi i haxhit në Mal të Zi kushton 6,300 euro, apo 1,100 euro më shumë se vitin e kaluar, që kushtonte vetëm 5,200 euro.
Deri tani ende nuk ka informacione se sa është numri i përgjithshëm i të interesuarve, mirëpo nga praktika e përgjithshme e viteve të kaluara nga Mali i Zi nuk udhëtojnë më shumë se 200 persona.
Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite ka njoftuar se këtë vit nuk do të ketë kufizime sa i përket moshës ose kritereve të tjera si vaksinat e Covid-19 që duheshin përmbushur vitin e kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos