LAJMI I FUNDIT:

Ballkani mposht Dritën në Gjilan – lufta për titull sa shkon e bëhet më interesant

Ballkani mposht Dritën në Gjilan – lufta për titull sa shkon e bëhet më interesant
Foto: Arkiv

Ballkani e ka mposhtur Dritën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshjen më mirë e nisi kampioni në fuqi, që rrezikoi pas vetëm dy minutash lojë përmes një goditje nga këndi.

Kaluan vetëm 11 minuta nga ndeshja dhe Ballkani kaloi në epërsi me golin e Meriton Korenicës, ndërsa Nazmi Gripshi ishte asistues.


Në minutën e 24-të, Korenica lëshoi një rast ideal për gol, pas një pasimi të saktë të Albion Rrahmanit.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, Drita ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin e Muharrem Jasharit, ndërsa Ilir Blakëori ishte asistuesi.

Në pjesën e dytë, skuadra gjilanase rrezikoi me anë të Blend Baftiut në minutën e 54-të, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

Ekipi nga Suhareka nuk u dorëzua deri në fund dhe ia doli ta rikthente epërsinë me golin e Lumbardh Dellovës, pas asistimit të Armend Thaqit nga korneri.

Pas javës së 33-të, Drita dhe Ballkani kanë pikët e njëjta (66) dhe lufta për titull duket se do të jetë e hapur deri në ndeshjen e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Lojtari që dikur shkëlqeu me fanellën e Real Madridit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Malajzi

Lojtari që dikur shkëlqeu me fanellën e Real Madridit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Malajzi

Ndërkombëtare
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Kalo në kategori