LAJMI I FUNDIT:

Bentley dhe Skoda festojnë kurorëzimin e Charles-it me artikuj të veçantë të përshtatshëm për një mbret

Bentley dhe Skoda festojnë kurorëzimin e Charles-it me artikuj të veçantë të përshtatshëm për një mbret

Bentley dhe Skoda të dyja kanë marrë pjesë në festimit e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla në Mbretërinë e Bashkuar.

Kështu, dy prodhuesit e veturave prezantuan produkte speciale për këtë rast si një nderim për kurorëzimin që ndodhi këtë fundjavë.


Bentley prodhoi një seri të kufizuar të jastëkëve të kabinës me porosi për një flotë të makinave të saj që do të përdoren për festimet.

Thuhet se jastëkët janë punuar me dorë duke përdorur një kombinim të mjeshtërisë së shkëlqyeshme dhe teknologjisë më të fundit, ku çdo jastëk kërkon më shumë se tre orë për t’u prodhuar.

Stema e kurorëzimit u dixhitalizua përpara se të qëndisej me kujdes me dorë me afro 30,000 qepje në secilën emblemë.

Çdo jastëk prodhohej me lëkurë me burim nga Evropa Veriore dhe të prera me saktësi, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.

Jastëkët përmbajnë një gamë ngjyrash ndërsa madhësia dhe forma e jastëkëve janë modeluar në jastëkët e S1 Continental Flying Spur të vitit 1958 nga Koleksioni Heritage i Bentley.

Ndërkohë, Skoda vjen me një ngjyrë të re, Royal Green, për të festuar kurorëzimin e mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla.

Ngjyra e re do të jetë e disponueshme në modele të zgjedhura Superb, Kodiaq dhe Octavia, të rezervuara për versionet më të mira në modelet e tyre përkatëse.

Ngjyra e re e Skodës do të jetë gjithashtu e disponueshme në Octavia vRS dhe Kodiaq në veshjet SE L Executive.

Klientët e SE L mund të zgjedhin ngjyrën e re të jashtme për t’u përshtatur ose me një brendshme të zezë ose ngjyrë bezhë, ndërsa blerësit e L&K kanë mundësinë e një brendshme konjaku luksoz. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!

Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!

Auto
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Auto
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të

Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Zëvendësuesi i Ferrari SF90 u testua për herë të parë - fotot e para spiune që tregojnë një prototip të kamufluar

Zëvendësuesi i Ferrari SF90 u testua për herë të parë - fotot e para spiune që tregojnë një prototip të kamufluar

Auto
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Auto
Kalo në kategori