LAJMI I FUNDIT:

Allegri flet para ndeshjes me Atalantën, tregon se sa pikë i duhen deri në fund

Allegri flet para ndeshjes me Atalantën, tregon se sa pikë i duhen deri në fund

Juventusi do të përballet me Atalantën në një sfidë shumë të rëndësishme të dielën.

Zonja e Vjetër synon të marrë tre pikët nga kjo përballje e vështirë, pasi do ta bënin një hap të madh drejt sigurimit të një pozite që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur para kësaj sfide, duke thënë se nesër vendoset përafërsisht se cilat skuadra do të jenë në zonën e Ligës së Kampionëve.


“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj sfide. Pas ndeshjeve direkte, nesër në mbrëmje do të mësojmë se cilat ekipe do të jenë në zonën e Ligës së Kampionëve”.

“Po përpiqemi të marrim pikët që na nevojiten për të përfunduar në top katërshe, me 73 pikë të grumbulluara kualifikohemi matematikisht për Ligën e Kampionëve”, tha Allegri.

Krejt në fund Allegri foli edhe për Paul Pogban,  duke thënë se ka qenë një sezon i mallkuar.

“Ky ka qenë një sezon i mallkuar për Pogban për shkak të lëndimeve. Ai luajti 20 minuta në ndeshjen e kaluar dhe bëri mirë, duhet ta shfrytëzoj sa më mirë në mënyrë që të ndihmojë skuadrën”.

“Vitin e ardhshëm do të shohim se çfarë do të ndodhë me Pogba”, u shpreh trajneri italian. /Telegrafi/