Google po planifikon që motorin e saj të kërkimit ta bëjë më “personal, vizual dhe njerëzor”, me një fokus në shërbimin e të rinjve globalisht, ka raportuar The Wall Street Journal gjatë ditës.
Kjo lëvizje vije teksa aplikacionet e inteligjencës artificiale sikurse ChatGPT, po fitojnë popullaritet me shpejtësi, duke theksuar një teknologji që mund të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë bizneset dhe shoqëria.
Gjiganti i teknologjisë do ta shtyjë shërbimin e tij edhe më larg nga “10 lidhjet blu”, i cili është një format tradicional i paraqitjes së rezultateve të kërkimit dhe planifikon të përfshijë më shumë zëra njerëzorë si pjesë e ndryshimit, thuhet në raport, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve I/O, e cila do të mbahet javën tjetër, Google pritet që të bëjë debutimin e 2 veçorive të cilat u mundësojnë përdoruesve që të bashkëbisedojnë me një program të inteligjencës artificiale, një projekt me emrin e koduar “Magi”, shtoi WSJ, duke cituar edhe persona të cilët kanë njohuri mbi çështjen.
Inteligjenca gjeneruese artificiale është bërë një kryefjalë këtë vit, me aplikacione të cilat kanë kapur vëmendjen e publikut, e gjithashtu edhe kanë bërë që kompanitë të nxitojnë në lansimin e produkteve të njëjta me të cilat besojnë se do të ndryshojnë natyrën e punës.
Reuters raporton se ka bërë një kërkesë për koment nga ana e Google, por se ata nuk janë përgjigjur akoma. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Qeni robot bëhet me gëzof
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City