Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve publik për vitin 2022.
Pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e ka deklaruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri. Sipas të dhënave që ka deklaruar, ai posedon para të gatshme mbi 10 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, të pasuritë e paluajtshme, Tahiri ka deklaruar se posedon dy shtëpi në vlerë 500 mijë euro, posedon një lokal në vlerë 400 mijë euro, si dhe tokë në vlerë 500 mijë euro.
Deklarimin e plotë të pasurisë të deklaruar të Abelard Tahirit mund ta gjeni KËTU.
Ndërkaq, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka bërë të ditur se para të gatshme ka mbi 4 mijë euro. Kurse, ka njoftuar se ka dy banesa në vlerë prej 200 mijë euro, si dhe një shtëpi në vlerë 65 mijë euro.
Kusari – Lila ka njoftuar se ka edhe një veturë të tipit Mercedes Benz, që ka çmimin 9 mijë euro.
Deklarimin e plotë të pasurisë të deklaruar të Mimoza Kusari – Lila mund ta gjeni KËTU.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka një veturë të tipit Mercedes Benz, çmimi 8 mijë euro.
Të pasuritë e paluajtshme, Gashi ka deklaruar një shtëpi në vlerë 180 mijë euro.
Para të gatshme në institucionet financiare, Arben Gashi ka mbi 25 mijë euro.
Deklarimin e plotë të pasurisë të deklaruar nga Arben Gashi mund ta gjeni KËTU.
Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasurinë e ka bërë publike edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
Tahiri posedon dy vetura, një të tipit Audi, e cila kushton 36 mijë euro, dhe një tjetër të tipit Volkswagen, e cila kushton 7 mijë euro.
Para të gatshme, Tahiri ka 19 mijë euro.
Të pasuritë e paluajtshme, ai ka njoftuar se ka një shtëpi në vlerë 195 mijë euro, dhe një banesë në vlerë 70 mijë euro.
Deklarimin e plotë të pasurisë të deklaruar nga Besnik Tahiri mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024, në shumën prej 20 milionë euro
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings - Power tregon çka përfton Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'