LAJMI I FUNDIT:

Tea deklaron në emision se Kiara dhe familjarët e saj e kërcënuan pas debatit në spektakël, moderatorja e mohon: S’është e vërtetë

Tea deklaron në emision se Kiara dhe familjarët e saj e kërcënuan pas debatit në spektakël, moderatorja e mohon: S’është e vërtetë
Tea Trifoni dhe Kiara Tito (Foto: Top Channel)

Tea Trifoni, ish-banore e “Big Brother VIP”, e ftuar në “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshajn, tha se kunati i Kiara Titos e ka kërcënuar me jetë.

“Te dera e Topit me thënë të drejtën më kanë kërcënuar, është dhe gjithë produksioni i Big Brother në dijeni. Kiara me burrin e tezes së saj, ndërkohë që po dilja nga Big Brother, pasi mbaroi shfaqja, nja dy javë më parë, pritë tek dera bashkë me kunatin e saj”, tha Tea.

Sipas konkurrentes, personi që e kërcënoi është punonjës ministrie.


“Do të të marr zvarrë, do të vras, ti je kshu ti je ashtu… Dhe po rrija dhe i thash hajde ai u largua më pas iku, dhe është punonjës ministrie ai personi më duket, Shqipëria që duam…“, tha Tea.

Gjithashtu zbuloi se kishte edhe persona të tjerë të pranishëm.

“Kishte dhe njerëz që ishin prezent dhe e ndoqën të gjithë gjënë, një nga ata ishte dhe Ronaldo dhe tha të lutem mos trego se nuk dua të flas për këtë gjë. Njerëzit janë shumë ndryshe në prapaskenë dhe shumë ndryshe para. Kiara nuk thonë asgjë kur është në skenë por kur fiken kamerat shan dhe thotë gjëra që nuk duhen thënë. Ronaldo me mua është në kafe para spektaklit. Në momentin që fiken kamerat është kundër sepse ajo gjëja i jep vëmendje, i jep volum duke qenë se Shqipëria s’më ka qejf”, u shpreh Tea.

“Zgjidhja që më dha produksioni është se ai nuk do lejohet të futet më në Top. Kiara nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje, dhe më thanë bëjë publike dhe mund të ndjekësh rrugë private për ta vazhduar”, shtoi ajo.

Ish-banorja zbuloi se edhe Zhaklina, opinioniste e Big Brother Vip është kërcënuar nga i njëjti person.

“Ka ndodhur dhe me dikë tjetër nga produksioni, Zhaklinën e kanë kërcënuar, i njëjti person. Atë ditë Zhaklina mori ‘bodyguard’ për t’u larguar, unë dola pa ‘bodyguard’ dhe ndodhi kjo gjëja”, tha Tea.

E pyetur nga Romeo nëse kishte folur me Kiarën, Tea tha që jo.

“S’ kam pasur asnjë kontakt, s’kam asgjë për të thënë. Ajo kishte gjëra për të thënë për mua“, tha Tea.

E kanë marrë shumë seriozisht këtë Big Brother. Gjatë një ‘prime’ i kam bërë një pyetje Kiarës çfarë mendon për faktin që Luizi e quajti Efin të përdalë sepse ka qenë pjesë e një ‘Reality Show’ kur gruaja e tij e ardhshme ka marrë pjesë në një Reality Show.

Romeo: Paske shpëtuar mirë moj motër.

Tea: Çfarë të jetë shkruar.

Kiara Tito, një ish-banore e Big Brother Vip, e ftuar në “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshajn, u pyet për deklaratën e Tea Trifonit, e cila tha pak më parë në studio se kunati i moderatores e ka kërcënuar me jetë.

Kiara e mohoi deklaratën.

Donaldi: Kishim Tean pak më parë dhe tha se burri i tezës së Kiarës më ka kërcënuar.

Kiara: S’është e vërtetë.

Donaldi: Ishte shume e prekur.

Kiara: Vërtetë?

Donaldi: Po e pyetëm nëse e ke sqaruar me Kiarën, s’kam ça të flas më tha.

Kiara: Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor

Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor

Magazina
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Magazina
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Magazina
Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Magazina
Kalo në kategori