LAJMI I FUNDIT:

Sipas sondazhit të WiwiBloggs, Shqipëria nuk shkon në finalen e ‘Eurovision 2023’

Sipas sondazhit të WiwiBloggs, Shqipëria nuk shkon në finalen e ‘Eurovision 2023’
Albina dhe Familja Kelmendi në provat e 'Eurovision 2023' (Foto: Eurovision/Instagram)

Shqipëria do të prezantohet në natën e dytë gjysmëfinale të Euovision 2023, më datë 11 maj.

Në këtë natë do të konkurrojnë gjithsej 16 shtete, ku vetëm 10 prej tyre do të kenë mundësinë që të shkojnë në finalen e madhe.

Për përzgjedhjen do të votojë publiku dhe juria, ku secili nga ta do të ketë nga 50 për qind të peshës në verdiktin final.

Ekskluzive/ Fituesja e Eurovisionit, Loreen flet në një intervistë për Telegrafin: Si ndryshoi jeta ime dhe pse vendosa të rikthehem pas 11 vitesh
Lexo po ashtu Ekskluzive/ Fituesja e Eurovisionit, Loreen flet në një intervistë për Telegrafin: Si ndryshoi jeta ime dhe pse vendosa të rikthehem pas 11 vitesh

Shqipëria sivjet përfaqësohet në festivalin evropian nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”, të cilën kanë zgjedhur që ta këndojnë në gjuhën e tyre amtare.

Albina dhe Familja Kelmendi në provat e ‘Eurovision 2023’ (Foto: Eurovision/Instagram)

Por sondazhet e WiwiBloggs, e cila është faqja më e madhe dedikuar Euroisionit, nuk po e nxjerr si finaliste këngën reprezantuese të Shqipërisë.

Në një votim të hapur online, vizitorët e WiwiBloggs janë pyetur se kush mendojnë se do të kalojë në finalen e madhe.

Dhjetë shtetet e para që kanë marrë më së shumti vota janë: Austria, Sllovenia, Armenia, Lituania, Gjeorgjia, Australia, Estonia, Qipro, Belgjika dhe Islanda.

Foto: WiwiBlogs

Ndërkohë Shqipëria rezulton në këtë votim e trembëdhjeta me vetëm 3.35 për qind të votave në total.

Gjithsesi, finalistët do të përzgjidhen vetëm kur të hapet votimi në netët gjysmëfinale nga publiku dhe juria. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen

Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen

Magazina
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina
Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Magazina
Vesa Smolica vihet në siklet kur pyetet nëse ka pasur ndjenja për Romeo Veshajn

Vesa Smolica vihet në siklet kur pyetet nëse ka pasur ndjenja për Romeo Veshajn

Magazina
Tifozja e Anglisë del me një premtim: Kam plane të mëdha nëse fitojmë në Euro 2024

Tifozja e Anglisë del me një premtim: Kam plane të mëdha nëse fitojmë në Euro 2024

Magazina
Kalo në kategori