LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe tre të plagosur në një sulm të armatosur në Atlanta

Një i vdekur dhe tre të plagosur në një sulm të armatosur në Atlanta

Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën tre janë plagosur në një sulm të armatosur në një ndërtesë në qendër të Atlantës, një qytet në jug të SHBA-së, njoftoi policia.

Askush nuk është ndaluar deri më tani ndërsa policia ka njoftuar se situata është e paqëndrueshme, raporton nypost.


Policia tha se po kërkon të dyshuarin dhe viktima të tjera të mundshme. Tre persona të plagosur u dërguan në spitale ndërsa personi i katërt u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Ky sulm me armë vjen në një kohë kur shumë qytete amerikane po përballen me rritjen e numrit të vrasjeve.

Policia ka publikuar një imazh të personit që besohet të jetë sulmuesi. Personi kishte veshur pantallona të errëta dhe një xhup me kapuç ngjyrë të çelur, me një maskë në fytyrë.

Autoritetet besojnë se personi është i armatosur dhe i rrezikshëm ndërsa i kërkuan kujtdo që ka informacion për personin që të kontaktojë me ta. Ata gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve në zonën ku ndodhi sulmi që të sigurojnë ndërtesat e tyre dhe të strehohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Historia e

Historia e "semaforit me tri ngjyra" dhe a do të na duhet një ngjyrë e katërt, e re?

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
SHBA do të heqë

SHBA do të heqë "ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese" në Arabinë Saudite?

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori