Gjermania do të krijojë një nga “regjimet më moderne të emigracionit në Evropë”, për të trajtuar një mungesë të përkeqësuar të profesionistëve, që rrezikon të bëhet një “frenim i vërtetë për rritjen ekonomike”, ka thënë Ministri i Punës i vendit.
Legjislacioni që pritet të miratohet nga Bundestagu në javët në vijim, do ta bëjë shumë më të lehtë për punëtorët e huaj të sigurojnë punë në Gjermani, duke hequr shumë nga pengesat rregullatore për emigracionin.
Por, disa grupe biznesi thonë se kjo nuk shkon aq larg sa duhet.
“Është shumë burokratike. Kërkesat për njohjen e gjermanishtes, për shembull, janë të tepërta”, tha Thilo Brodtmann nga VDMA, një organ tregtar i industrisë së makinerive.
Në javët e fundit, mungesat e fuqisë punëtore pothuajse kanë zëvendësuar pengesat e zinxhirit të furnizimit, si kufizimi kryesor në prodhim, për shumë kompani në të gjithë Europën, dhe veçanërisht në Gjermani.
Mungesa e punëtorëve po kufizon prodhimin në 42 për qind të kompanive të shërbimeve gjermane, 34 për qind të grupeve të saj industriale dhe 30 për qind të kompanive të ndërtimit.
Një studim i Institutit Ekonomik zbuloi se numri i vendeve të lira të punës në Gjermani, për të cilat nuk mund të gjendej asnjë person i papunë i kualifikuar, arriti në 630 mijë rekord në vitin nga 280 për qind që ishte më 2021.
Ekspertët mendojnë se mungesa e aftësive ka kontribuar gjithashtu në valën e fundit të grevave, që ka paralizuar rrjetin hekurudhor të Gjermanisë dhe ka mbyllur disa nga aeroportet e saj më të mëdha.
Ligji i ri i qeverisë për Emigracionin, do t’i lejojë njerëzit të shkojnë në Gjermani për punë edhe pa një kualifikim profesional gjerman.
Gjermania do të prezantojë gjithashtu “Kartën e Mundësive” që lejon njerëzit të fitojnë pikë bazuar në formimin dhe përvojën e tyre profesionale, nëse kanë lidhje me vendin e punës, flasin gjermanisht dhe janë më të rinj se 35-vjeç.
Një projekt-ligj tjetër, që do të dorëzohet së shpejti në Bundestag, do ta bënte shumë më të lehtë për të huajt marrjen e nënshtetësisë gjermane dhe do t’i lejonte ata të mbajnë pasaporta të tjera përveç asaj gjermane – aktualisht e pamundur për shtetasit jashtë BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova