LAJMI I FUNDIT:

Inxhinierët ukrainas projektojnë raketat “që mund t’i ndërtojnë në shtëpi”

Inxhinierët ukrainas projektojnë raketat “që mund t’i ndërtojnë në shtëpi”

Inxhinierët ukrainas kanë projektuar një raketë që familjet mund të ndërtojnë në kopshtet e tyre të pasme nga “materiale të përditshme”.

E quajtur ‘raketa e popullit’, Trembita përdor të njëjtën teknologji si të bombave gjermane, të përdorura në Luftën e Dytë Botërore, përcjell Telegrafi.

‘Traktor të blinduar me telekomandë’: Fermeri ukrainas shpik një mënyrë të re për të çminuar fushat e tij
Lexo po ashtu ‘Traktor të blinduar me telekomandë’: Fermeri ukrainas shpik një mënyrë të re për të çminuar fushat e tij

Grupi anti-rus ka projektuar raketën ‘të bërë në garazh’ që megjithëse nuk është aq e saktë sa raketat e drejtuara me laser, duhet të jetë në gjendje të udhëtojë disa kilometra nga pika e nisjes.


Madje, siç ka pretenduar grupi, raketat mund të ‘kapërcejnë mbrojtjen ajrore të armikut dhe të godasë objektivat në një thellësi të mjaftueshme’.

Gjëja interesante e armës së improvizuar qëndron gjithashtu në aftësinë e saj për të mashtruar forcat ruse, thonë zhvilluesit e saj. /Telegrafi/