LAJMI I FUNDIT:

‘Traktor të blinduar me telekomandë’: Fermeri ukrainas shpik një mënyrë të re për të çminuar fushat e tij

‘Traktor të blinduar me telekomandë’: Fermeri ukrainas shpik një mënyrë të re për të çminuar fushat e tij

Një fermer ukrainas ka shpikur një mënyrë të re për të hequr minat e mbetura në fushat e tij pas pushtimit të Rusisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai e ka pajisur traktorin e tij me panele mbrojtëse të hequra nga tanket ruse dhe e përdor atë me telekomandë.


Pasi forcat ruse u larguan nga pjesë të Ukrainës lindore nga një kundërofensivë ukrainase vitin e kaluar, minat mbetën në shumë fusha, duke e bërë të rrezikshme për fermerët mbjelljen e grurit për të korrat e ardhshme.

Dhe arat rreth fshatit Hrakovë nuk bëjnë përjashtim.

Oleksandr Kryvtsov, një menaxher i përgjithshëm në kompaninë e tij bujqësore, nuk kishte kohë të priste ndihmën nga çminuesit zyrtarë të mbingarkuar për të pastruar fushën e tij.

Kështu, ai projektoi një traktor të telekomanduar që mund t’i rezistonte shpërthimeve.

Duke përdorur njësi të blinduara nga automjetet ushtarake ruse të dëmtuara për të mbrojtur trupin e traktorit të tij, ai bleu një sistem që do t’i mundësonte njërit prej ekipit të tij të operonte traktorin nga distanca.

“Ne filluam ta bëjmë këtë vetëm sepse ka ardhur koha e mbjelljes së të korrave dhe nuk mund të bëjmë asgjë sepse shërbimet e shpëtimit janë shumë të zënë”, citohet të ketë thënë Kryvtsov.

Kryeministri Denys Shmyhal tha javën e kaluar rreth 30 për qind e territorit ukrainas ishte minuar nga rusët dhe se qeveria ishte e fokusuar në çminimin e tokës bujqësore sa më shpejt që të ishte e mundur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori