LAJMI I FUNDIT:

Mickoski – Rosval: Anëtarësim në BE, por pa mohim të historisë dhe identitetit

Mickoski – Rosval: Anëtarësim në BE, por pa mohim të historisë dhe identitetit

Gjendja aktuale politike dhe ekonomike dhe procesi eurointegrues i shtetit ishin tema të takimit të sotëm të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski me Xhesika Rosval, ministre për çështje evropiane e Suedisë, ku mori pjesë edhe nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski dhe Timço Mucunski dhe deputetja Gordana Siljanovska-Davkova.

“Mickoski e riafirmoi qëndrimin e partisë se ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë, duke cekur se raporti i tillë i shantazhit nga ana e Bullgarisë jo vetëm që i çrregullon marrëdhëniet ndërfqinjësore mes dy vendeve, por edhe nuk paraqet kurrfarë vlere evropiane.

Mickoski shtoi se interes strategjik për prosperitetin dhe zhvillimin e shtetit është Maqedonia të bëhet sa më parë pjesë e familjes evropiane, por pa mohim të historisë dhe identitetit”, informoi OBRM-PDUKM.


Lidhur me gjendjen e brendshme politike dhe ekonomike, ceket në kumtesë, “Mickoski e theksoi shqetësimin e tij sepse nga ana e pushtetit e vetmja gjë që po bëhet është krimi dhe korrupsioni në të cilin drejtpërdrejtë janë të përfshirë krerët qeveritarë”.

“Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes OBRM-PDUKM-së dhe partisë simotër Moderaterna, për të cilën deklaroi se pret në periudhën në vijim të zhvillohet me dinamikë të përforcuar. Mickoski u falëdnerua për mbështetjen që e merr Maqedonia nga ana e Mbretërisë së Suedisë, dhe shprehi dëshirë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thueht në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.