LAJMI I FUNDIT:

Shtatzëna fajësoi mjekët për humbjen e binjakëve, QKUK thotë se bëhet fjalë për abort

Shtatzëna fajësoi mjekët për humbjen e binjakëve, QKUK thotë se bëhet fjalë për abort

Klinika e Gjinekologjisë ka dalë me një sqarim publik lidhur me rastin e binjakëve që kanë vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast ky për të cilin nëna e tyre ka fajësuar stafin e spitalit për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj, për Telegrafin ka deklaruar se bëhet fjalë për abort.

“Klinika e Gjinekologjisë sqaron se pacientja e cila ka ardhur në klinikë përmes Shërbimit Emergjent të QKUK-së, në Zyrën e Pranimit me njërin fëmijë të dështuar në javën e 20/21, e ka sjellë me vete”, ka thënë Ndrejaj.


Një grua akuzon mjekët për humbjen e dy foshnjave në QKUK, Prokuroria nis hetimet
Lexo po ashtu Një grua akuzon mjekët për humbjen e dy foshnjave në QKUK, Prokuroria nis hetimet

Sipas tij, fëmija tjetër ka qenë në proces të abortit dhe është dërguar në sallën e lindjes me ç’rast është kryer aborti.

“Edhe tek fëmija tjetër, pesha ka qenë 300 gram, pra, sipas OBSh dhe literaturës mjekësore kemi të bëjmë me dështim-abort, e jo me lindje”, ka thënë tutje drejtori i Gjinekologjisë.

Ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë mundësi që të shpëtohet fryti në atë javë të shtatzënisë dhe me atë peshë.

Madje, ai ka thënë se qasja e personelit sipas deklaratave të tyre dhe pacientes ka qenë korrekte.

“Rrjedha e kryerjes së abortit ka shkuar mirë dhe gjendja e pacientes ka qenë e mirë. Vlen të ceket se pacientja nuk ka qenë e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë së QKUK-së asnjë ditë me parë”, ka përfunduar Ndrejaj.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e kësaj prokurorie ka konfirmuar për Telegrafin se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia dy foshnjave të pajeta.

Ulaj ka deklaruar se rasti është iniciuar “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Prokuroria në koordinim me institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Lajme
Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Drejtësi
Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Lajme

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Kalo në kategori