LAJMI I FUNDIT:

Disa gra ndërmarrëse nga Kosova takohen me bizneset shqiptare në Gjermani

Disa gra ndërmarrëse nga Kosova takohen me bizneset shqiptare në Gjermani

Njëzetë gra ndërmarrëse nga Kosova kanë udhëtuar në Dyseldorf ku kanë pasur mundësi që për dy ditë të takohen me dhjetëra biznese të udhëhequra nga shqiptarët në Gjermani.

Në ditën e parë ato vizituan Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë (IHK) në Essen. Po ashtu, patën mundësi të takoheshin me biznese të udhëhequra nga shqiptarët në Gjermani.

Bashkëdrejtoresha e GERMIN-it, Sihana Bejtullahu tregoi detaje për projektin “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse” që mbështetet nga USAID Kosovo Compete Activity. Ajo ka shtuar se duket krijuar raporte më zyrtare mes diasporës dhe Kosovës.


“Si një organizatë që merret direkt me diasporën shqiptare për pothuajse 10 vjet, ne e dimë që Gjermani është shtëpia e dytë për kosovarët. Ne pranojmë më së shumti remitenca prej Gjermanisë dhe diaspora jonë vazhdon të jetë e lidhur me vendlindjen. Prandaj, është esenciale që të krijohen lidhje të forta institucionale në mënyrë që bashkëpunimi mes shteteve tona të jetë kuptimplotë”, tha Bejtullahu.

Dafina Rexha nga USAID Kosovo Compete Activity tregoi se si lindi ideja për të bërë një projekt që në fokus ka gratë ndërmarrëse në Kosovë.

“Është një nismë e mirë për fuqizimin e grave ndërmarrëse në Kosovë, besoj që edhe diaspora do e sheh që gratë ndërmarrëse në Kosovë punojnë shumë dhe kanë vullnet. Ato munden të bashkëpunojnë dhe kështu të ketë një përfitim biznesor të ndërsjellët”, tha Rexha.

Ajo ka potencuar që synimi kyç i këtij program është puna e afërt me sektorin privat me theks të veçante me sektorët e përpunimit të drurit, ushqimit dhe TIK-un.

Drejtori menaxhues i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane në Gjermani, Fadil Abdullahu foli përpara të ftuarve duke potencuar qëllimet kryesore që ka ky union.

“Objektivi i parë është identifikimi i bizneseve shqiptare në Gjermani. Synimi jonë është që të dimë saktë se sa biznese ka gjithsej në Gjermani. Pika e dytë është që bashkë t’i përfaqësojmë këto biznese si para institucioneve lokale, qendrore deri tek federale”, tha Abdullahu.

Sipas tij, pasi të bëhet identifikimi i të gjithë bizneseve të shqiptarëve në Gjermani më pas do të ideohet se si mund të kontribuohet në vendlindje pasi sipas tij “nuk gjen asnjë biznes që nuk e ka synim të jap kontribut në vendlindje”.

Pas fjalimeve është mbajtur paneli i diskutimit me temën “Mundësitë e bashkëpunimit: Diaspora për Gratë Ndërmarrëse”. Pas panelit gratë realizuan takimet B2B ku patën mundësi të rrënjëzohen me bizneset nga diaspora. Më pas Anëtarja e Kryesisë së Unionit të Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane, Shkëndije Berisha-Pacolli, ndau historinë e saj me gratë ndërmarrëse.

Në fund 20 gratë ndërmarrëse patën mundësi që të vizitojnë biznesin Rexha.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori