LAJMI I FUNDIT:

“Neymar është një lojtar i madh, do ishte përforcim për Ligën Premier”, ish-sulmuesi i njohur këshillon klubet angleze

“Neymar është një lojtar i madh, do ishte përforcim për Ligën Premier”, ish-sulmuesi i njohur këshillon klubet angleze

Ish-sulmuesi i Francës, Louis Saha po mbështet yllin e Paris Saint-Germain, Neymar Junior për një lëvizje në Angli, por nuk dëshiron që ai të transferohet të ish-klubi i tij, Manchester United.

Neymar është duke u ndërlidhur tash e disa kohë me një largim nga Parc des Princes, ndërsa Liga Premier është përmendur si destianacioni më i mundshëm i tij për të ardhmen.


Një transferim në Ligën Premier për Neymarin e ka përkrahur edhe ish-sulmuesi i njohur francez, Saha, i cili beson se braziliani do të ishte përforcim i madh për kampionatin anglez, ndonëse nuk dëshiron ta shohë atë t’i bashkohet Unitedit.

Messi, Neymar, Mbappe: Treshja e yjeve të PSG-së mund të ndahet këtë verë
Lexo po ashtu Messi, Neymar, Mbappe: Treshja e yjeve të PSG-së mund të ndahet këtë verë

“Do të ishte mirë për Ligën Premier që Neymar të luante në Angli, sepse ai është një lojtar shumë i madh”, ka thënë fillimisht Saha për Goal.

“Ai është shumë argëtues për t’u parë, por unë mund t’i kuptoj pikëpyetjet që mund të vijnë nga ajo që të kesh një lojtar si Neymar në klubin tuaj”.

“Unë jam një tifoz i madh i lojtarit në fushë, por nuk mendoj se ai i ka përmbushur pritshmëritë në tre ose katër sezonet e tij të fundit në PSG”.

Neymar mund të jetë goditja e parë e madhe nëse sheikët marrin drejtimin e Manchester Unitedit
Lexo po ashtu Neymar mund të jetë goditja e parë e madhe nëse sheikët marrin drejtimin e Manchester Unitedit

“Nuk do të doja ta shihja atë me fanellën e Manchester United duke pasur parasysh të tepërt vëmendjen mediatike do të tërhiqte një superyll si ai”.

“Struktura e ekipit është kaq e rëndësishme dhe ndonjëherë e brishtë. Por, unë me të vërtetë mendoj se ai do të ishte një përforcim i shkëlqyer për Ligën Premier”, përfundoi ish-sulmuesi francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

La Liga
Isak dhe Toney të paarritshëm,. Arsenali gjen sulmuesin në Eredivisie

Isak dhe Toney të paarritshëm,. Arsenali gjen sulmuesin në Eredivisie

Premier League
Kalo në kategori