LAJMI I FUNDIT:

Po shkëlqen këtë sezon në Superligën e Kosovës, Sobowale vërshohet nga ofertat

Po shkëlqen këtë sezon në Superligën e Kosovës, Sobowale vërshohet nga ofertat

Sulmuesi anglez, Ronald Sobowale po shkëlqen këtë sezon më Malishevën në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe kjo ka bërë që ai të vërshohet nga ofertat e shumta nga kampionate të ndryshme evropiane dhe aziatike.

Malisheva është rrugës pozitive për të mbetur edhe një sezon në Superligën e Kosovës, pas dy fitoreve radhazi së fundmi, ndaj Ferizajt dhe Drenicës në udhëtim.


Megjithatë, njëri nga më meritorët për të sezon pozitiv të Malishevës është padyshim sulmuesi anglez, Sobowale.

Sobowale po përjeton një super-sezon, ku ka shkëlqyer me paraqitje, por edhe ka kontribuar me nëntë gola dhe katër asistime deri tani në Superligë dhe dy gola në dy ndeshje në Kupë.

Sipas asaj që mëson Telegrafi, ndeshjet e mira dhe loja ekipore kanë bërë që sulmuesi anglez të përfundojë në radarin e klubeve jashtë Kosovës.

“Sobowale ka marrë ofertë prej Azisë para një muaji. Ishte ofertë e madhe financiarisht, por e refuzoi sepse synimi është të luajë në top ligat evropiane në të ardhmen. Ish-trajner i tij te Chelsea është te ai klub dhe e kërkoi që ta marrë”, ka thënë për Telegrafin një burim i afërt i Sobowales.

“Sobowale dhe rreth i tij gjithashtu refuzuan një top klub në Mal të Zi, pasi nuk do të shkojë në atë shtet, ndërsa po vëzhgohet edhe nga një klub elitar slloven”.

“Disa klube të Superiores në Shqipëri janë në bisedime. Një klub i Tiranës po e kërkon më intensivisht se të tjerët”, përfundoi burimi për Telegrafin.

Ndryshe, 25-vjeçari ka edhe pesë ndeshje në këtë sezon për të shtuar numrin e golave dhe asistime me Malishevën, ndërsa në sezonin e ri më shumë mundësi do të luajë në një kampionat më të fortë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori