Mjeku zbulon – nuk është gjithmonë shenjë e plakjes, mund ta parandaloni!
Nëse vëreni thinjat e para, mund të jetë shenjë se ju mungon një vitaminë.
Sapo vëmë re thinjat e para, i lidhim menjëherë me moshën dhe plakjen. Me siguri keni dëgjuar se flokët mund të jenë gri për shkak të një sasie të madhe stresi, gjë që është e vërtetë.
Megjithatë, flokët e thinjura mund të shfaqen edhe si pasojë e reduktimit të pigmentit, ndërsa flokët tërësisht të bardhë nuk përmbajnë pigment.
Profesori i dermatologjisë Gary Godenberg shpjegon se çfarë ndodh me flokët kur ato janë të thinjura, transmeton Telegrafi.
“Ka vetëm dy lloje të pigmentit në flokë: të errët (eumelanin) dhe të shndritshme (feomelanin). Gjëja e parë që duhet të dini është se flokët thinjen për shkak të mungesës së melaninës, pigmentet në folikulat e flokëve mirëpo edhe gjenetika luan një rol të rëndësishëm dhe nëse prindërit tuaj u thinjën herët, mbase edhe ju. Nëse askush në familjen tuaj nuk është thinjur herët, është e mundur që flokët tuaj të jenë thinjur për arsye të veçanta”, zbuloi ai.
Arsyeja e parë është mungesa e vitaminës B12. Nëse vëreni se flokët po thinjen, duhet të kontrolloni nivelin e kësaj vitamine përmes një analize laboratorike. Vitamina B12 rrit prodhimin e kolagjenit në trup, gjë që përmirëson shëndetin e flokëve.
Stresi i tepërt ose ekspozimi i shpeshtë ndaj tij gjithashtu i bën flokët të thinjur herët.
“Stresi rrit nivelin e kortizolit, i cili rrit numrin e radikaleve të lira dhe dëmton folikulat dhe qelizat që krijojnë pigment në flokë”, thotë dermatologu Goldenberg.
Goldenberg pohon se flokët e thinjur nuk mund të kthehen kurrë në ngjyrën e tyre natyrale pavarësisht recetave të ndryshme që mund të gjenden në internet. Përveç kësaj, mjeua këshillon një dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik për të parandaluar thinjen e parakohshme të flokëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi