LAJMI I FUNDIT:

Shijoni pushime plot relax në Kemer të Antalyas – këto janë hotelet luksoze që duhet t’i vizitoni

Shijoni pushime plot relax në Kemer të Antalyas – këto janë hotelet luksoze që duhet t’i vizitoni

Tashmë kur vera po afron, Antalya e vendosur në bregdetin mesdhetar të Turqisë, është një destinacion i përsosur për t’i kaluar pushimet. Rajoni i Antalyas është i famshëm për plazhet e tij të bukura me peizazhe dhe brigje mahnitëse.

Riviera turke është e pasur përplot me hotele luksoze, disa prej të cilave Telegrafi i ka vizituar në bashkëpunim me agjensionin Max Travel përgjatë pesë ditëve nga 23 deri më 29 prill, gjatë qëndrimit në Antalya, kanë vizituar edhe disa prej qyteteve më të njohura në Turqi si Alanya, Side, Belek dhe Kemer.

E ju nëse ende nuk keni vendosur se ku do t’i kaloni pushimet, atëherë zgjedhja ideale është qyteti bregdetar mesdhetar Kemer, i cili është ndër më të njohurit në Turqi.

Ndodhet afërsisht 40km larg nga Aeroporti i Antalyas. Njihet për klimën mesdhetare, gjelbërim të bollshëm, hotele luksoze dhe plazhe të gjata me rërë dhe zhavorr. Deti është kristalor dhe i ngrohtë (temperatura e ujit mund të arrijë deri në 33 ° C).

Rruga që kalon përmes qendrës së Kemer ofron imazhe të bukura dhe argëtim për të gjithë: diskoteka, kafene, dyqane, butiqe, restorante pranë plazhit, me një kopsht të gjerë dhe hije nën palma e pisha.

Top pesë hotele luksoze në Belek të Turqisë
Lexo po ashtu Top pesë hotele luksoze në Belek të Turqisë

Kemer rekomandohet veçanërisht për pushime familjare, ka shumë parqe, gjelbërim, salla lojërash dhe ambiente për fëmijë. Kemer ka një pjesë të madhe të kapacitetit hotelier në rajonin e Antalyas dhe duke qenë i njohur si një vend ideal për pushim dhe relaksim, tërheq një numër në rritje turistësh nga e gjithë bota dhe nga Kosova.

Sigurisht që tani para se të vendosni për vendin se ku do të kaloni pushimet tuaja janë një sërë pyetjesh në mendjen tuaj, si janë ofertat, po shërbimi në hotele, a janë direkt në plazhe, e për fëmijët, atëherë Max Travel tashmë ka gati listën e hoteleve që kanë shërbimin më të mirë për ju dhe i përgjigjen të gjithë pyetjeve për të kaluar pushime të paharrueshme.

Crystal Prestige Elite

Crystal Prestige Elite është një parajsë pushimesh veçanërisht për familjet me fëmijë me plazhin me rërë, pishinat e madhësive të ndryshme dhe Aquapark.

Crystal Prestige Elite ndodhet në një lokacion mjaft të veçantë me një sipërfaqe prej 100.000 m2. Plazhi i tij me flamur blu përbëhet nga rërë dhe guralecë. Objekti ndodhet 8 km nga qendra e qytetit të Kemerit, 30 km nga qendra e qytetit të Antalyas dhe 40 km nga Aeroporti i Antalyas.

Ofrohet shërbim cilësor me restorante me tematikë A La Carte, restorantin kryesor me kuzhinë ndërkombëtare dhe bare të ndryshme me një koncept të pasur ushqimesh dhe pijesh ultra gjithëpërfshirëse.

Ka shërbimin Ultra All Inclusive ku përfshihet: plazhi privat 168 m2. Qasja në plazh sigurohet nga një urë e veçantë. Pishina me madhësi të ndryshme dhe Aquapark, 4 A’la Carte dhe 9 Bare. Fushë tenisi, fushë basketbolli, qendër fitnesi.

Dosinia Luxury Resort

Ky hotel ndodhet në zonën Beldibi të Kemerit, një nga resortet unike të Antalyas, përballë autostradës që të çon në Parkun Kombëtar Bregdetar Beydağları, i cili ka një zonë të gjerë pyjore. U hap në vitin 2017.

Objekti ka detaje artistike, pamje magjepsëse dhe ofron komoditet e cilësi. Nëse e zgjidhni këtë hotel për t’i kaluar pushimet me familjen, në çift apo me miqtë tuaj, ju do të përjetoni ngrohtësinë e familjes me stafin miqësor. Dosinia Luxury Resort menduar gjithashtu çdo detaj për mysafirët e saj të vegjël ju shijoni pushimet tuaja ndërsa ata argëtohen në klubin e fëmijëve.

Hoteli mirëpret pushuesit me ushqime të shkëlqyera në zonën e ngrënies ku siguria ushqimore është në nivelin më të lartë. Ka një restorant kryesor që shërben tri vakte në ditë, dy restorante A la Carte dhe ushqime të ndryshme nga kuzhinat botërore.

Nirvana Mediterranean Exellence

I vendosur në Beldibi, ky resort me pesë yje ka koncept Ulta All Inclusive. Ndodhet midis Detit Mesdhe dhe maleve Toros në terrene të mëdha mes natyrës së bukur. Hoteli ofron një plazh privat me gurë të thyer me rërë 2,950 metra të gjatë, 3 bankina duke përfshirë një skelë private VIP, 14 pishina me rrëshqitje uji dhe objekte të gjera spa.

WiFi falas është në dispozicion në të gjithë ambientet. Mysafirët mund të shijojnë një gamë të gjerë të pjatave dhe pijeve të kuzhinës turke dhe ndërkombëtare në opsionet e shumta të ngrënies së hotelit, duke përfshirë restorantin kryesor, barin e pishinës, klubin e plazhit, pastiçerinë dhe bar-rostiçeri. Pas një stërvitje në palestër, ju mund të pushoni në një banjë turke ose në saunë pa pagesë. Objektet Spa dhe shërbimet e masazhit ofrohen gjithashtu me një shtesë.

Lidhur me ofertat dhe çdo informacion shtesë, kontaktoni në +38338754754 ose +38349754754, e-mail: info@maxtravel.al dhe web faqe: www.maxtravel.al ./Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë

Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Kalo në kategori