LAJMI I FUNDIT:

Zjarri që shpërtheu në Krime është pjesë e përgatitjes së kundërofensivës së madhe të Ukrainës

Zjarri që shpërtheu në Krime është pjesë e përgatitjes së kundërofensivës së madhe të Ukrainës

Përfaqësuesja e shërbimit për shtyp të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Natalia Gumenyuk, deklaroi se sulmi në magazinë e naftës në Sevastopol, e cila u aneksua nga Rusia, është pjesë e përgatitjeve të ushtrisë ukrainase për një kundërsulm.

Gumenyuk ka porositur se fakti që logjistika e armikut është e dëmtuar është një nga elementët e përgatitjes për veprimtaritë e fuqishme aktive të forcave mbrojtëse, për të cilat flasin që një kohë të gjatë dhe është pjesë e përgatitjes për një sulm të madh në shkallë të plotë që të gjithë e presin.


Sipas saj, pas zjarrit në magazinë e naftës, ushtria ruse ka një “shkallë të lartë ankthi” dhe dyshohet se “po përpiqen të evakuojnë familjet e tyre dhe, nëse është e mundur, të largohen vetë nga Krimea”.

Natën e 29 prillit, një zjarr shpërtheu në një magazinë nafte në Sevastopol në mikrodistriktin e Gjirit Kazachya.

A e di Zelensky rrugën e fitores kundër Rusisë?
Lexo po ashtu A e di Zelensky rrugën e fitores kundër Rusisë?

Guvernatori i qytetit të aneksuar nga Rusia, Mikhail Razvozhayev, tha se kjo ndodhi për shkak të një sulmi me dron.

Si pasojë e incidentit nuk ka persona të lënduar. Sipas shërbimeve të inteligjencës ukrainase, zjarri shkatërroi më shumë se dhjetë tanke me derivate nafte, të cilat ishin të destinuara për Flotën e Detit të Zi të Federatës Ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Kalo në kategori