LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues as në Mitrovicë: Barazojnë pa gola Trepça ’89 dhe Gjilani

Nuk ka fitues as në Mitrovicë: Barazojnë pa gola Trepça ’89 dhe Gjilani
Foto: Arkiv

Trepça ’89 ka barazuar pa gola me Gjilanin në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Mysafirët kishin iniciativën në fillim, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin rastet e tyre.

Trepça ’89 filloi të këndellje dhe synonte ta shënonte sa më parë golin e epërsisë.


Por, pjesa e parë përfundoi pa gola dhe në 45 minutat e dytë pritej që të kishte së paku një gol nga ky takim.

Mbrojta mbeti e pathyer nga të dyja anët, duke bërë që pikët të ndaheshin në këtë sfidë.

Gjilani me këtë barazim rrezikon jo pak një vend në Evropë, pasi tani ka tri skuadra që synojnë po ashtu të dalin – Dukagjini, Prishtina dhe Llapi.

Pas javës së 31-të, Gjilani është në vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa Trepça ’89 vazhdon të luftojë për mbijetesë, ndërsa gjendet në pozitën e tetë me 34 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve
Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas

Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Milot Rashica nuk ndalet, shënon edhe golin e dytë ndaj Athletic Bilbaos

Milot Rashica nuk ndalet, shënon edhe golin e dytë ndaj Athletic Bilbaos

Liga e Evropës
Barcelona dhe Liverpooli  mund të mos përballet deri në finalen e Ligës së Kampionëve

Barcelona dhe Liverpooli mund të mos përballet deri në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin

Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin

La Liga
Kalo në kategori