Nxënësit dhe prindërit e tyre, si dhe drejtues të shkollave, po kërkojnë që shujtat të rikthehen për nxënësit e Komunës se Prishtinës, duke vlerësuar se ushqimi që marrin ata, është i sigurt, por edhe krijon barazi te nxënësit.
Drejtues të Komunës se Prishtinës, kanë bërë të ditur se janë në proces të përgatitjes së draft/planit për shujtat e nxënësve.
Dhënia e shujtave për nxënësit e shkollave fillore në Komunën e Prishtinës, nga prindërit po vlerësohet si një ndihmesë për familjet që kanë fëmijët e tyre në shkollë. Salie Osmankaq, nga Këshilli i Prindërve, i tha Radio Kosovës se sigurimi i shujtave për nxënësit është shumë i nevojshëm pasi krijon siguri për ushqimin që marrin, si dhe krijon barazi te të gjithë nxënësit.
“Është shumë e rëndësishme që komuna ta këtë parasysh rikthimin e shujtave për nxënësit se paku për nxënësit e klasave të para deri të pestën. Kjo do të siguronte që fëmijët se pari të ndiheshin mirë dhe të ndiheshin të sigurt në kuptimin se marrin ushqim të kontrolluar. Dhe tjetra është shumë e rëndësishëm sepse krijohet ndjesia e barazisë. Përmes një veprimi që ne e kemi parë që komuna mund të arrijë ta bëj”, ka thënë Osmankaq.
Të rëndësishme e shumë të nevojshme këtë gjë po e sheh edhe drejtoresha e Shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë, Mimoza Krasniqi. Ajo tha se përvoja e më hershme kur komuna ka siguruar shujtat për nxënësit ishte pozitive, pasi që ka siguruar edhe barazi te nxënësit.
”Sipas përvojave që kemi pasur më herët, shpërndarja e shujtave ka qenë një gjë shumë pozitive. Shpërndarja e shujtave ndikon pozitivisht te nxënësit për shumë arsye. Ajo që është kryesore është që ushqimi që vjen te fëmijët është për të gjithë i njëjtë dhe kjo gjë është pozitive pasi disa fëmijë nuk kanë mundësi të marrin ushqime të llojllojshme dhe shpërndarja e shujtave mundëson të këtë barazi në mes të nxënësve”, ka thënë Krasniqi.
Drejtoresha e Arsimit, në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati në një përgjigje me shkrim tha se janë në proces të përgatitjes së planit për shujtat e nxënësve.
“Aktualisht, jemi në proces të përgatitjes së draft/planit për shujtat e nxënësve. Për detaje të tjera ju njoftojmë në momentin që përfundon procesi”, thuhet në përgjigje.
Edhe psikologët, shpërndarjen e shujtave po e vlerësojnë shumë pozitive, pasi marrja e ushqimit i ndihmon fëmijët të koncentrohen në mësim, ndërsa rëndësi e veçantë është se ushqimi është i kontrolluar dhe eliminon pabarazitë në mes të nxënësve.
Aktualisht në Kosovë, disa komuna vazhdojnë të shpërndajnë shujta ushqimore për nxënësit nga klasa e parë deri në të 5-ën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur