LAJMI I FUNDIT:

U shtir si punonjës i parkingut, i kërkoi 40 dollarë për dy vetura – burri nga Teksasi e vrau dhe vazhdoi ndejën në restorant  

U shtir si punonjës i parkingut, i kërkoi 40 dollarë për dy vetura – burri nga Teksasi e vrau dhe vazhdoi ndejën në restorant  

Një burrë nga Teksasi që mësoi se një rojtar i rrejshëm i parkingut e kishte mashtruar për 40 dollarë, kështu e la të dashurën në restorant dhe mori revolen nga vetura dhe vrau burrin, kurse më pas u kthye për ta vazhduar darkën, është thënë në seancën dëgjimore.

Eric Agir, 29-vjeç i kishte thënë partneres se gjithçka është në rregull dhe se e kishte frikësuar një burrë në parking, transmeton Telegrafi.


Kur filloi të sillet çuditshëm, vendosi të largohen nga restoranti. Dy ditë më vonë, e dashura e Agirit i telefonoi policisë pasi i publikuan fotografinë e dyshes nga restoranti – duke thënë se janë të dyshuar për vrasjen e 46-vjeçarit Eliot Niks gjatë 11 prillit në parking.

“Deshi ta bëjë gjënë e duhur. Deshi të sigurohej se është e pafajshme. I tha policisë se asgjë nuk di”, tha avokati i saj gjatë gjykimit.

Siç raporton Fox News, inspektorët thanë se Agire dhe e dashura e tij kishin dalë për darkë në një restorant në qendër të Houston.

Pasi që parkuan veturat e tyre në afërsi të restorantit, një burri i është afruar dyshes duke pretenduar se është i angazhuar për parking.

Tha se parkimi i çdo vetura kushton 20 dollarë dhe se paratë duhet t’i jepen atij. Agir kishte paguar 40 dollarë, por kamarieri më vonë në restorant i kishte paralajmëruar se një burrë (Elito Niks) po mashtron njerëzit në parking.

Një dëshmitar më vonë i kishte thënë policisë se kishte parë Agiran duke shkuar te vetura e tij, kishte marrë revolen dhe kishte filluar të vrapojë në drejtim të burrit.

Ai gjithashtu kishte theksuar se dyshja nuk ishin kapur nga kamerat e sigurisë, por se më vonë kishte dëgjuar të shtënat.

“Pas të shtënave pashë Agiran duke u kthyer në veturë me revole në dorë. E la në veturë, e më pas u kthye në restorant”, tha dëshmitari.

Vajza me të cilën ishte në takim ka thënë në sallën e gjyqit se me tu kthyer në restorant i kishte thënë se nuk po ndihet mirë dhe e kishte lutur që të ndërrojnë vend.

Kur policia kishte arritur në vendin e ngjarjes kishin parë një burrë të shtrirë dhe mbuluar në gjak. Ai u dërgua në spital me autoambulancë, ku edhe ndërroi jetë.

Vajza me të cilën Agir ishte në takim, deri të nesërmen nuk e kishte kuptuar derisa pa fotografitë e tyre që i kishte publikuar policia.

Nga fillimi ka bashkëpunuar me policinë dhe nuk dyshohet për përfshirje në krim. E ndërkohë Agir është arrestuar dhe tani po zhvillohet procesi gjyqësor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori