LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Hazir Berisha

Bëhen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Hazir Berisha

HAZIR BERISHA!

Ne, sot, në 24 vjetorin e rënies, kujtojmë urtësinë e tij, shëmbullin se si luftohet e vdiset për atdhe.

Hazir Berisha rrjedh prej një familje atdhetarësh, të cilët brez pas brezi, luftuan kundër okupatorit serb. Për idealet e lirisë mësoi që në moshën e re, e veproi për gjatë gjithë jetës së tij deri në vdekje.


Haziri, ishte gjuetar i mirë, shenjëstrën e kishte pasion, për këtë mbante gjithëherë armë në shtëpi, e si të tillë e njihnin të gjithë.

Me të kuptuar për daljen në skenë të Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, konkretisht pas betejës së Qirezit që kishte ndodhur me 28 shkurt të vitit 1998, Haziri kishte shprehur gatishmërinë t’i shërbejë atdheut.

Me 14 maj 1998, kur forcat serbe kishin marrë Feronikelin nën kontroll, duke u pozicionuar aty, ishte bërë mobilizim i përgjithshëm patrullimi, për ta menaxhuar situaten, Haziri në vazhdimësi ishte pjesë e monitorimit.

Më 21 shtator, gjatë natës, forcat serbe kishin nisur depërtimin në relacionin Komaran-Gllogoc- Skënderaj, pastaj me 22 shtator kishin filluar ofensivën në drejtim të fshatrave Çikatovë, Gllanasellë, Dobrashec.

Gjatë ofenzivës, Hazir Berisha i cili kishte snajper PKT, ishte pozicionuar në pjesën e Gradinës, së bashku me komandantin Fehmi Lladrovci e gruan e tij Xhevën. Po ashtu në këtë krah bënin pjesë edhe Fatime Hetemi, Muhamet Llugani, Shefqet Morina, Rashit Lladrovci e të tjerë.

Atë ditë luftimet kishin zgjatur më shumë se gjashtë orë, Hazir Berisha, ka qëndruar deri natën vonë në Gradinë, ku edhe ishte plagosur.

Heroi Hazir Berisha – një histori brezash në luftën për liri
Lexo po ashtu Heroi Hazir Berisha – një histori brezash në luftën për liri

Haziri, pas ofensivës së 22 shtatorit, ishte rikuperuar duke vazhduar edhe në betejën e Hadës.

Disa muaj më vonë, me 30 prill të vitit 1999, Haziri së bashku me bashkëluftëtarin Shaban Berisha, e Elhami Hajdari kishte qenë pjesë e luftimeve në fshatin Vërbovc.

Në ofenzivën e Vërbovcit, Haziti kishte luftuar parreshtur me forcat paramilitare serbe, deri në fishekun e fundit, duke rënë heroikisht për të mos vdekur kurrë.

Për atë betejë, flasin edhe dhjetëra qytetarë, të cilët atë ditë ndodheshin në malet e Vërbovcit. Ata tregojnë se si lufta frontale e Hazirit, e dy bashkëluftëtarëve të tij, kishte bërë të mundur hapjen e kordonit i cili ishte krijuar nga ushtria serbe.

Hazir Berisha, i çoi deri në fund idealet që kishte dikur babai i tij Brahim Luta, i cili ishte komandant i Divizionit të II-të, të Ibrit si dhe bashkëluftëtarë i Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. E po ashtu babëgjyshit të tij, Lutë Gllanasella, i cili ishte bashkluftëtarë i Azem Bejtës, ku ishte udhëheqës i Çetës së Kaçakëve, i njohur me emrin (Çeta e Lutë Gllanasellës).

Historia shqiptare do të shkruaj për Hazir Berishën. Aty do të gravohet përgjithmonë emri i tij, dëshmorëve, heronjve, e të gjithë atyre që dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës/Telegrafi/

Përkujtohet dëshmori Hazir Berisha

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori