Këngëtari Luiz Ejlli me hyrjen si konkurrent në Big Brother VIP Albania arriti ta fitonte simpatinë e publikut brenda një kohe të shkurtër.
Por, artisti shkodran nuk ishte një emër i panjohur pasi vite më parë Luizi mori pjesë në shumë festivale në Shqipëri si “Ethet e së premtes”, “Kënga Magjike” dhe “Festivali i Këngës”.
Ejlli madje ishte përfaqësuese i Shqipërisë në “Eurovision 2006” me këngën “Zjarr e ftohtë”.
Megjithatë, ai u largua nga skena e muzikës për vite me radhë dhe bëri një rikthim në publik me pjesëmarrjen në këtë edicion të BBVA.
Gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e famshme, Luizi ka folur rrallë herë për jetën e tij private.
Por, së fundmi gjatë një diskutimi me banoren nga Kosova, Nita Latifin, Luizi ka treguar se pse vendosi të largohej nga muzika.
Këngëtari nga Shkodra tha se vendimi për të lënë muzikën ishte sepse zgjodhi të ndiqte zemrën.
“Kam vepruar shumë me zemër, vendimet që kam marrë më bën që të hiqja dorë prej karrierës dhe prej të gjithave, kur isha në maje më duhej të zgjidhja mes zemrës dhe karrierës dhe zgjodha zemrën dhe dola prej tregut që më doli zhgënjim dhe ishte shumë vonë të rifilloja, përditë po bëhej më e mërzitshme jeta jashtë, vështirësitë, nuk përballohej vetëm dhe u dorëzova thash po i lë të gjitha dhe po iki për në Amerikë”, tha Luizi.
Luizi deklaroi se edhe pse dikur u zhgënjye nga dashuria tani të njëjtën e ka gjetur te partnerja e tij, Kiara Tito, me të cilën krijoi lidhje brenda BBVA.
“E lash sepse ose të shkoja pas zemrës dhe të ikja nga Shqipëria, ose me qëndruar në Shqipëri dhe me humb atë, nuk mbaroi ashtu siç e mendoja, dhe unë sot në sytë e Kiarës dhe mënyrën se si më sheh, shoh se si e kam parë unë dikur atë dhe me e ditur që vras vetën unë nuk e zhgënjejë se e di çfarë përjetimi mund të marrë, siç e kam pësuar unë dikur”, u shpreh ai mes tjerash.
Tutje, ai tha se i arriti të gjitha në një moshë të re, por besimi në njerëz të gabuar e bëri të zhgënjehej dhe tani po tenton të ringritet sërish.
“Jeta mi dha të gjitha, por mi dha në një moshë të re që nuk dija çfarë kam, as çfarë mund të arrija e çfarë të bëja, por po kjo jetë më rrëzoi. Unë prandaj rrëzohem në jetë për të mësuar të ringritem, unë këtë e shoh si ringritje që jam duke tentuar të bëjë, nëse e arrijë e di që do të jetë shumë gjë e mirë se më kujtohet vetja kur kam qenë mirë, gabimet që kam bërë, njerëzve që iu kam besuar, mënyra si më kanë shfrytëzuar dhe sot në këtë moshë nuk mund të ndodhë më”, pranoi Luizi.
Ndryshe, theksojmë që Luizi u zgjodh finalisti i parë i BBVA dhe konsiderohet si pretendetin kryesor për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Gjesti largohet nga shtëpia për shkak të lëndimit - Egli shihet në lot
‘Martohen’ Jozi dhe Loredana në Big Brother VIP Albania 4
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet