LAJMI I FUNDIT:

Të famshmit ‘pushtojnë’ New Yorkun përpara ngjarjes më të madhe të modës “Met Gala”

Të famshmit ‘pushtojnë’ New Yorkun përpara ngjarjes më të madhe të modës “Met Gala”

Brooklyn Beckham dhe Cara Delevingne ishin në mesin e një morie fytyrash të famshme që mbërritën në qytetin e New Yorkut të premten përpara Met Gala të shumëpritur.

Kuzhinieri aspirues, 24 vjeç, u shfaq sporti me veshje të zeza ndërsa po dilte nga hoteli ‘The Mark’.

Djali i Victoria dhe David Beckham mbajti kokën ulur ndërsa doli në rrugë, teksa mbante një kapele të zezë sportive dhe atlete të bardhë.


Ndërkohë, modelja Cara, 30 vjeçe, shfaqi belin e tonifikuar teksa nxitoi në të njëjtin hotel ndërsa mbante në krahë qenin e saj.

Bukuroshja zgjodhi një pamje të thjeshtë në mbrëmjen me shi, duke veshur një bluzë të zezë dhe xhaketë lëkure të shoqëruar me atlete të zeza.

Ajo shtoi syze dielli me ngjyrë të verdhë në ‘look’-un e saj dhe la të lirë flokët e saj brune për mbrëmjen.

Diku tjetër, më herët gjatë ditës, Gal Gadot, 37 vjeçe, dukej mahnitëse teksa kalonte nëpër rrugët e SoHo.

Ylli i “Wonder Woman” veshi një bluzë bezhë me vija nën një këmishë jeshile dhe një xhaketë xhins.

Ajo e bashkoi këtë me pantallona lëkure, atlete dhe syze dielli të mëdha.

Aktorja mbante në një çantë pazari të madh Saint Lauren, ndoshta duke dhënë një informatë për stilistin e saj të zgjedhur për natën më të madhe të modës në botë.

Rita Ora shfaq stilin unik me veshjen xhins gjatë një tjetër paraqitje në New York
Lexo po ashtu Rita Ora shfaq stilin unik me veshjen xhins gjatë një tjetër paraqitje në New York

Diku tjetër përpara ngjarjes së madhe, Bella Thorne gjithashtu mori vëmendje teksa doli në New York.

Aktorja, 25 vjeçe, u pa e veshur me një bluzë të zezë me slogan, xhinse me stampa zemre dhe atlete bardh e zi.

Met Gala 2023 do të kthehet në Muzeun Metropolitan të Artit në New York të hënën (1 maj)në mbrëmje, me të gjithë nga Kim Kardashian deri te Paris Hilton të vendosur për të marrë pjesë në ngjarjen vjetore të mbledhjes së fondeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Kalo në kategori