LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet pas sulmeve të fundit me raketa ruse në Ukrainë

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet pas sulmeve të fundit me raketa ruse në Ukrainë

Rusia lëshoi më shumë se njëzet raketa dhe dy dronë në qytete në të gjithë Ukrainën të premten duke vrarë shumë njerëz.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në Uman, një qytet 215 km në jug të Kievit, dy raketa goditën një bllok banesash, duke vrarë të paktën 17 njerëz dhe duke plagosur disa të tjerë, sipas policisë ukrainase.

Tre fëmijë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.


Ndërkohë, një grua 31-vjeçare dhe vajza e saj 3-vjeçare thuhet se u vranë në sulmet në qytetin lindor të Dnipro.

Sirenat e sulmit ajror ranë rreth kryeqytetit në sulmin e parë kundër qytetit në gati dy muaj, me forcat ajrore të Ukrainës që rrëzuan 21 nga 23 raketa dhe dy drone sulmuese, sipas autoriteteve lokale.

Dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi në Telegram, duke kërkuar një “përgjigje” ndërkombëtare ndaj “terrorit” rus.

“E keqja mund të ndalet me armë – mbrojtësit tanë po e bëjnë këtë. Dhe mund të ndalet me sanksione – sanksionet globale duhet të rriten”, tha ai në një postim në Twitter.

Ekipet e shpëtimit thanë se një fëmijë, i lindur në vitin 2013, ishte në mesin e të vdekurve. Një tjetër nga të vrarët ishte një grua 75-vjeçare në një ndërtesë fqinje, e cila pësoi gjakderdhje të brendshme nga vala e goditjes, thanë shërbimet e urgjencës.

Ushtarët, civilët dhe ekuipazhet e emergjencës punuan gjatë gjithë natës për të shpëtuar më shumë viktima, ndërsa banorët shpëtuan gjithçka që mundën nga rrënojat.

Sulmet vijnë pasi Ukraina dhe Rusia përgatiten për luftime të reja, me Kievin që është duke grumbulluar trupa dhe pajisje, duke përfshirë tanke, përpara një ofensive të planifikuar pranverore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Kroacia
Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Evropa
Udhëheqësit dhe ligjvënësit e BE-së dënojnë sanksionet e Trump kundër ICC-së

Udhëheqësit dhe ligjvënësit e BE-së dënojnë sanksionet e Trump kundër ICC-së

Evropa
Kalo në kategori