LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Shkelje kushtetuese në pritjen e Vjosa Osmanit në Tetovë

OBRM-PDUKM: Shkelje kushtetuese në pritjen e Vjosa Osmanit në Tetovë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nuk është e kënaqur me pritjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Tetovë.

Sot ata akuzuan kreun e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për shkelje kushtetuese, pas bilbordet ku i dëshirohej mirëseardhje Vjosa Osmanit, kanë qenë vetëm në gjuhën shqipe.

Këshilltari i OBRM-PDUKM-së në Komunën e Tetovës, Angel Karapetrov, deklaroi se pritja e djeshme e Vjosa Osmanit nuk ishte në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit.


“Dje në komunën e Tetovës patëm mënyrë skandaloze të pritjes së presidentes së Kosovës dhe të njëjtën e dënojmë ashpër. OBRM-PDUKM apelon institucionet e vendit të drejtuara nga LSDM dhe BDI që menjëherë të marrin masa dhe të veprojnë sipas Kushtetutës për vënien e bilbordeve vetëm në gjuhën shqipe. Pritja e djeshme e presidentes së Kosovës nuk ishte në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, te e cila theksi vihet tek multietniciteti dhe bashkëjetesa. Nuk duhet harruar kurrë se Tetova është qytet në Maqedoni dhe ku jetojnë edhe maqedonasit dhe etnitetet e tjera si dhe në këtë qytet gjuha zyrtare është gjuha maqedonase”, deklaroi Angel Karapetrov.

Ndërsa kryesuesi i këshillit komunal, që është nga radhët e Lëvizjes Besa, Besar Durmishi, këto akuza i quajti politikë të ulët.

““Nuk e di arsyen pse ka pasur ankesa të tilla edhe pse merren me politika të ulëta ditore se na kthejnë pas ajo që di unë është se duhet të shikojmë drejt Bashkimit Europian dhe të funksionojmë si një qytet europian apo një shtet multietnik, ne jo vetëm që kemi deklaruar po edhe e kemi dëshmuar me vepra se kemi respektuar etni të tjera, kemi përkrahur etnitë tjera që janë në qytetin e Tetovës”, deklaroi Besar Durmishi.

Ndryshe, një ditë më parë aktivistë të OBRM-PDUKM-së në Tetovë, në hyrje të qytetit, vendosën mbishkrim “Tetova është zemra e Maqedonisë”, si shenjë proteste ndaj bilbordeve vetëm në shqip./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Forca të shumta të karabinierëve edhe sot te Ura e Ibrit, thonë se po vazhdojnë

Forca të shumta të karabinierëve edhe sot te Ura e Ibrit, thonë se po vazhdojnë "stërvitjet"

Lajme
Presidenti serb dhe ai malazez përplasen në Pragë për çështjen e Kosovës

Presidenti serb dhe ai malazez përplasen në Pragë për çështjen e Kosovës

Lajme
Suharekë, humb aksidentalisht jetën një fëmijë

Suharekë, humb aksidentalisht jetën një fëmijë

Kronika e Zezë
E futën me forcë në veturë dhe pastaj e rrahën në oborrin e shtëpisë - dy të arrestuar në Mamushë për rrëmbim dhe sulm fizik

E futën me forcë në veturë dhe pastaj e rrahën në oborrin e shtëpisë - dy të arrestuar në Mamushë për rrëmbim dhe sulm fizik

Kronika e Zezë
Arrestohet në Prizren një zyrtar policor i dyshuar për kanosje, i njëjti suspendohet nga puna

Arrestohet në Prizren një zyrtar policor i dyshuar për kanosje, i njëjti suspendohet nga puna

Kronika e Zezë
Kalo në kategori