Kur presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut arritën një marrëveshje të rëndësishme këtë javë për frenimin e rrezikut që vjen nga Koreja e Veriut, një moment nga marrëveshja ra në sy të shumëkujt, shkruan CNN.
Përkatësisht, SHBA planifikon të dërgojë nëndetësen e saj bërthamore në Korenë e Jugut për herë të parë që nga viti 1981, transmeton Telegrafi.
“Ne kemi hyrë në një marrëveshje të fortë për mbrojtjen e ndërsjellë, e cila përfshin angazhimin tonë për të frenuar kërcënimin bërthamor”, tha Presidenti i SHBA, Joe Biden, në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.
Ndërsa ky hap ka vlerë të rëndësishme simbolike, disa analistë kanë vënë në dyshim nëse ka kuptim si një lëvizje ushtarake, duke pasur parasysh se nëndetëset janë të afta të godasin Korenë e Veriut nga mijëra kilometra larg.
Për më tepër, dërgimi i një nëndetëse të gatshme për luftë në një vizitë “shumë publike” në një vend të huaj, vetëm sa rrezikon efektivitetin e një arme të tillë të krijuar për të qenë “e padukshme”.
Nëndetësja “boomer”
Marina amerikane ka 14 nëndetëse me raketa balistike me fuqi bërthamore të klasës Ohio (SSBN), me tetë në shtetin Uashington dhe gjashtë në Gjeorgji.
Të gjitha nëndetëset 170 metra të gjata, të quajtura zakonisht “boomers”, fuqizohen nga një reaktor i vetëm bërthamor dhe mund të kalojnë mesatarisht 77 ditë në det, të ndjekura nga 35 ditë në port për mirëmbajtje.
Nëndetëset kanë nga dy ekuipazhe secila, “e kaltër” dhe “ari”, dhe anëtarët e ekuipazhit alternojnë në mënyrë që ata të pushojnë dhe t’i nënshtrohen trajnimit shtesë.
Çdo nëndetëse e klasit Ohio mund të mbajë deri në 20 raketa balistike Trident II, që kanë një rreze veprimi prej 7400 kilometrash – që do të thotë se ato mund të godasin një objektiv në Korenë e Veriut nga shumë zona të oqeanit Paqësor, Indian ose Arktik.
“Ushtarakisht, këto nëndetëse nuk kanë nevojë të jenë fare pranë Koresë për të arritur objektivat e mundshëm”, tha Blake Herzinger, një bashkëpunëtor kërkimor në Qendrën për Studime të Shteteve të Bashkuara.
Çdo raketë Trident mund të mbajë katër koka bërthamore, që do të thotë se çdo nëndetëse me raketa balistike amerikane mund të mbajë rreth 80 koka bërthamore. Me fjalë të tjera, një nëndetëse e vetme e armatosur me Trident mund të shkatërrojë të gjithë Korenë e Veriut.
Pse të dërgohet një nëndetëse në Korenë e Jugut?
Analistët besojnë se dërgimi i një nëndetëse bërthamore amerikane në Korenë e Jugut, është në fakt një veprim thjesht simbolik dhe në fakt ul vlerën e nëndetëses.
“SHBA dhe Koreja e Jugut kanë zvogëluar taktikisht avantazhin më të fuqishëm të nëndetëses; padukshmërinë e saj”, tha Carl Schuster, një ish kapiten i marinës amerikane dhe ish-drejtor i operacioneve në Qendrën e Përbashkët të Inteligjencës të Komandës së Paqësorit të SHBA-së në Havai.
Një nga faktorët më të rëndësishëm në parandalimin bërthamor është pasiguria, kur një kundërshtar nuk e di se ku ndodhen armët bërthamore dhe kur mund të përdoren.
Një nëndetëse me raketa balistike që fshihet njëqind metra nën sipërfaqen e oqeanit mijëra kilometra larg Koresë së Veriut, ende mund të godasë objektivin e saj dhe Pyongyangu do ta kishte të vështirë ta dallonte atë.
Por ai që vjen për të vizituar Korenë e Jugut, i cili duhet të organizohet 24 deri në 48 orë përpara, do të jetë i dukshëm për pothuajse të gjithë.
“Nëse Kim Jong-un dëshiron të nisë një sulm të befasishëm, ne i kemi dhënë atij vendndodhjen e nëndetëses dhe kohën që ajo do të jetë atje”, tha Schuster. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj