LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket elegante në të zeza, ndërsa del nga një hotel në New York

Rita Ora duket elegante në të zeza, ndërsa del nga një hotel në New York

Rita Ora u sigurua që të binte në sy teksa doli nga hoteli i saj në New York City të mërkurën, pasi po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit.

Këngëtarja e cila do të publikojë albumin e saj të tretë në korrik, kishte veshur një mini-fustan të zi që vinte në pah kofshët e saj, shkruan DailyMail.

Ajo i shtoi veshjes një xhaketë sportive, ndërsa syzet e diellit me ngjyrë të verdhë dhe çizmet lëkure të zeza me shkëlqim i dhanë vulën e fundit pamjes së kompletuar të 32-vjeçares.


Një çantë dore e bardhë e markës “Miu Miu” i dha pamjes një spërkatje shtesë të ngjyrave dhe vathët e veçantë e bënin edhe më joshëse këngëtaren.

Rita Ora shijon kafen e mëngjesit rrugëve të New Yorkut pas një stërvitjeje rraskapitëse në orët e hershme
Lexo po ashtu Rita Ora shijon kafen e mëngjesit rrugëve të New Yorkut pas një stërvitjeje rraskapitëse në orët e hershme

Rita ndodhej mesa duket në humor të mirë, teksa u pa duke i përshëndetur të pranishmit me një buzëqeshje ndërsa po shkonte drejt një veture në pritje.

Paraqitja e saj vjen pasi ajo iu dha së fundmi ndjekësve në Instagram një pasqyrë të prapaskenave të klipit të saj të ri “Praising You” të hënën.

Ajo ndau me ndjekësit një sërë fotografish teksa i gëzohej suksesit të këngës dhe promovoi albumin e saj të ardhshëm.

Rita së fundmi zbuloi se kishte pasur në grindje me bashkëshortin e saj Taika Waititi, gjatë kohës që bashkarisht po realizonin klipin.

Këngëtarja publikoi këngën e saj të re “Praising You”, një ripërpunim modern i këngës klasike të Fatboy Slim të vitit 1999, “Praise You”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Kalo në kategori