Policia arreston dy persona pas dhunës në ndeshjen e hendbollit mes Vushtrrisë dhe Trepçës
Policia e Kosovës ka konfirmuar me anë të një komunikate se ka identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar me rastin e dhunës në ndeshjen e hendbollit mes Vushtrrisë dhe Trepçës të zhvilluar të dielën e kaluar.
Skena të pahijshme dhe aspak të pritura u panë fundjavën e fundit në palestrën e sporteve në Vushtrri, ku tifozët dhe lojtarët vendas sulmuan lojtarët e ekipit mitrovicas.
Shkaku i grushteve, tollovisë së shkaktuar dhe pa sigurisë së ekipit të Trepçës, ndeshja u ndërpre në minutën e 34 e 42 sekonda, ku mysafirët ishin duke udhëhequr 21:17.
Rasti i ndodhur në Vushtrri ka bërë që organet kompetente të merren seriozisht me çështjen dhe tashmë kemi veprimin e parë.
Është Policia e Kosovës e cila ka konfirmuar se ka identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj kosovarë si të dyshuar lidhur me rastin.
Megjithatë, të njëjtin janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistës dhe me vendim të prokurorit.
Komunikata e Policisë
Vushtrri 22.04.2023 – 18:00. Lidhur me incidentin që kishte ndodhur gjatë një ndeshje pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj kosovarë si të dyshuar lidhur me rastin. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA vendos për stadiumet ku do të luhen finalet e tre garave në vitin 2026
Ademi priti përzgjedhësin Foda dhe ekipin e tij, diskutojnë për kampin e qershorit dhe edicionin e ri të Ligës së Kombeve
Ballkani – Prishtina, formacionet zyrtare të finales së Kupës së Kosovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251