LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit shkatërrojnë ndërtesat në Bakhmut që i shfrytëzonin pjesëtarët e Wagnerit, i sulmuan me JDAM që për herë të parë u përdorën në Kosovë

Ukrainasit shkatërrojnë ndërtesat në Bakhmut që i shfrytëzonin pjesëtarët e Wagnerit, i sulmuan me JDAM që për herë të parë u përdorën në Kosovë

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet që me gjasë janë filmuar nga droni, ku shihet shkatërrimi preciz i disa ndërtesave në Bakhmut.

Rob Lee, një analist ushtarak amerikan, ish-marins i doktoruar në Departamentin e Studimeve të Luftës në King’s College në Londër, ndau videon në Tëitter, duke shkruar se ishte e mundur që të ishte një sulm nga një sistem JDAM.


“Video e sulmit të mundshëm me JDAM në Bakhmut, e kapur nga droni i Brigadës 77 të forcave ajrore ukrainase”, shkroi Lee në Twitter.

Aeroplani luftarak i ushtrisë së Putinit rrëzohet në Murmansk
Lexo po ashtu Aeroplani luftarak i ushtrisë së Putinit rrëzohet në Murmansk

Në rrjetet sociale po përhapen informacione se në qytet është shkatërruar bastioni i Wagnerit, për të cilin prej muajsh po zhvillohen beteja të ashpra.

Ajo që është më e rëndësishme në këtë rast është se ka gjithnjë e më shumë gjasa që ukrainasit të përdorin JDAM-in e fuqishëm.

Në fund të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën të dorëzojnë në Ukrainë komplete të JDAM (Joint Direct Attack Munition), të cilat i kthejnë bombat e gravitetit “budalla” në raketa precize të drejtuara nga sistemi GPS. JDAM është menduar për bomba me peshë nga 227 në 907 kilogramë.

Ajo që ishte e rëndësishme të bëhej ishte përshtatja e harduerit dhe softuerit të kompleteve JDAM me pajisjet në pronësi të ukrainasve.

Shefi i mercenarëve të Wagner jep tri lajme të këqija për trupat e tij dhe për Rusinë
Lexo po ashtu Shefi i mercenarëve të Wagner jep tri lajme të këqija për trupat e tij dhe për Rusinë

Ushtria ukrainase ende përdor armët e epokës sovjetike si aeroplanët MiG-29. Aty duhej të bëheshin ndryshime softuerike për të përshtatur sistemin amerikan me aeroplanë të tillë.

Një shembull është Polonia, e cila pas anëtarësimit në NATO modifikoi MiG-29-të e saj për të përdorur këtë sistem.

Përdorimi i JDAM në ushtrinë ukrainase është ende i panjohur. Në disa raste u shfaq informacioni se ukrainasit po përdornin JDAM, por as kjo situatë nuk është konfirmuar. Futja e JDAM do të përmirësonte ndjeshëm aftësitë luftarake të Ukrainës në shënjestrimin e saktë të objektivave ruse.

Joint Direct Attack Munition (JDAM) është një sistem që i kthen bombat e pa sistem dirigjimi në raketa të dirigjueshme me saktësi. Ajo u zhvillua në vitet e 90-ta nga Forcat Ajrore të SHBA.

Ukraina po zgjeron me shpejtësi 'Ushtrinë e saj të Dronëve' për vijën e frontit
Lexo po ashtu Ukraina po zgjeron me shpejtësi 'Ushtrinë e saj të Dronëve' për vijën e frontit

JDAM përdor GPS për të ofruar udhëzime të sakta dhe për të lejuar pilotët të angazhohen me objektiva me saktësi më të madhe dhe të zvogëlojnë rrezikun e dëmtimit në zonën përreth.

JDAM u përdor për herë të parë në luftën në Kosovë dhe NATO e përdori atë në operacionet kundër forcave të Sllobodan Millosheviqit në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Katastrofë e pazbutur' për Biden në debatin televiziv me Trump - ndërsa ai përballet me thirrjet nga demokratët për t'u larguar

'Katastrofë e pazbutur' për Biden në debatin televiziv me Trump - ndërsa ai përballet me thirrjet nga demokratët për t'u larguar

Amerika
Debati presidencial në SHBA, çfarë mendojnë votuesit e pavendosur?

Debati presidencial në SHBA, çfarë mendojnë votuesit e pavendosur?

Amerika
Biden i reagon ashpër Trumpit në debat: Ti je dështak

Biden i reagon ashpër Trumpit në debat: Ti je dështak

Amerika
Biden dhe Trump, kritika të forta ndaj njëri-tjetrit, disa nga pikat kryesore në debatin presidencial në Atlanta

Biden dhe Trump, kritika të forta ndaj njëri-tjetrit, disa nga pikat kryesore në debatin presidencial në Atlanta

Amerika
Momentet kyçe që shënuan debatin mes Trumpit dhe Bidenit

Momentet kyçe që shënuan debatin mes Trumpit dhe Bidenit

Amerika
Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore - ato do të udhëhiqen nga Ursula von der Leyen, António Costa dhe Kaja Kallas

Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore - ato do të udhëhiqen nga Ursula von der Leyen, António Costa dhe Kaja Kallas

Evropa
Kalo në kategori