LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani: Të rriten investimet në vendbanimet shqiptare

Vjosa Osmani: Të rriten investimet në vendbanimet shqiptare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut mbajti një fjalim para deputetëve. Osmani gjatë fjalimit përmendi miqësinë shumëvjeçare dhe lidhjet e forta që kanë dy vendet për shkak të afërsisë gjeografike por edhe lidhjeve farefisnore që kanë qytetarët.

Osmani theksoi se qëllimi i përbashkët i dy vendeve është familja evropiane, ku siç tha, atje e kemi të ardhmen dhe se kemi dëshmuar se aty e kemi vendin.

Osmani kërkoi rritjen e investimeve në vendbanimet shqiptare dhe përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e Maqedonisë së Veriut.


“Të prirë nga vizioni për mirëqenie të shtuar e me qëllim të kapërcimit të sfidave soci-ekonomike, me të cilat ballafaqohet i gjithë rajoni ynë, rritja e investimeve edhe në rajonet ku jetojnë shqiptarët dhe fuqizimi edhe më shumë i vetëqeverisjes lokale me kapacitete dhe financa, shpresoj të shihet si prioritet.

Në këtë mënyrë krijohen mundësi shtesë që qytetarëve t’u ofrohen shërbime më cilësore si dhe të garantohet përdorimi i gjuhës shqipe, në të gjitha institucionet e vendit”, tha Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori